-Ka një perceptim për një marrëdhënie të ngurtë të LSI me PD.
Absolutisht fare. Këto janë ëndërrimet e Edi Ramës që thotë që e ka shantazhuar Lulzim Bashën me dosjen që ia ka mbyllur Ëngjëll Agaci te Prokuroria e Tiranës. Në qoftë se do takohej Edi Rama me Lulzim Bashën për ta shantazhuar atë, nuk do ta bënte publike, por do ta mbante të fshehur. Në momentin që Edi Rama hedh romuze dhe hedh thashetheme nëpër tavolinat e mediave, do të thotë që Lulzim Basha i ka ngritur murin kinez Edi Ramës në komunikim dhe për këtë të jeni të bindur, dhe po jua them që këtu nuk është çështje individësh as statusi politik, as i Edi Ramës, as i Lulzim Bashës, as i Ilir Metës, as i Sali Berishës, as i Monika Kryemadhit dhe as i një njëriu tjetër, këtu është çështja e shqiptarëve. Këtu është çështja e statusit të shqiptarëve, ku do jenë shqiptarët, do jenë anëtarë të Bashkimit Europian apo do jenë skllevër të krimit të organizuar, kjo është zgjidhja që ne duhet të ndajmë një herë e përgjithmonë. LulzimBasha, Monika Kryemadhi, të gjithë fronti opozitar është pozicionuar, ne duam një Shqipëri europiane, anëtare të Bashkimit Europian. Tani kush do të jetë me Edi Ramën I bie që të jenë palë që shqiptarët të jenë skllevër të krimit të organizuar.




















