Gëzim Zilja: O shokë të PD-së! Deputetllëku nuk ështe profesion është mision

Po lexoj Gaz Bardhin një, nga fejsbukistet më aktiv, per leshin e peleshit të përsheshit me lesh të lleshit. Ky dhe ca si ky ose janë mangët nga trute, ose janë harabela të rritur në trotuarë. Ore kaush vëshrrush, ore rrush kavaje, ore derdimen. Nuk kuptove asgjë nga humbje uluritëse që pësove si drejtues politik? A e di ti që pas ngjarjeve të vitit 1997, Partia Demokratike u shkërmoq nën trysnine e armëve e plumbave të Komiteteve të shpëtimit Publik ngritur nga socialistët ekstremist?

A e di ti që po atë vit PD-ja ngriti grupe pune për të ringritur partinë? Kam qenë në ato grupe në Jug madje dhe në Tepelenën e Gjolek Malajt e Vlorën e Zan Caushit e banditëve të tjerë të Gjirokastrës e të Sarandes gjenerale të Enver Hoxhës, qe nuk e kishin për gjë të të hiqnin kokën. Ishim të gjithë luftëtarë e dinim mirë çfarë kërkonim, nuk kishim frikë dhe ia dolëm. Ringritëm ( ishim me qindra e mijëra të tillë) PD-në sidomos në Jug, ku gjendja ishte ende e rëndë dhe sykuqtë nuk e kishin per gjë të të terrorizonin me fjalë dhe armë. Ne ia dolëm! Partia Demokratike ia doli te bindte njerëzit që problemet ( pavarësisht nga gabimet e bëra në katër vjet demokraci) nuk zgjidhen duke rrëmbyer armët, duke i venë shqiptarët kundër njëri tjetrit dhe pushteti fitohet vetëm me votë. Sot ju çfarë bëni?

NOA

Me vjen keq për ca veteranë si Tritani që u eshtë trashur qafa nga arapashi i Korrupsiont e janë katandisur sa edhe gurët e kalldremit te Gjirokastrës ku shkel, neveriten nga këmba e tyre. Koha eshte të zbrisni në bazë, në shesh mejdani, të ngjallni shprese e besim te njerëzit jo të bëni llogje ne parlament! Nuk çan njeri trapin me pallavrat tuaja në parlament! Brezi im shkoi ne bazë, kur ende grykat e automatikëve të ish sigurimsave, të Gjolekve e Caushëve ende nuk ishin ftohur dhe ia dolëm. E them se kjo është një e vërtetë.

Më vonë me vjen keq ta them pas fitores në 2005, PD-ja u privatizua, u korruptua dhe ja ku jemi sot me ca deputetë si puna jote që atë që e pështytë e lepitë pa gjë të keqe. More të mjerë ti dhe shokët e tu! Ju nuk jeni rrogëtare por misionarë, për të ndërtuar një Shqipëri si gjithë Europa. Kur dilni e flisni në parlament serioz ose gaztorë, të kuq, blu, të zinj, të bardhë, mavi, e laramane shumica dërmuese shqiptarëve mendojnë: Edhe kusaret e rilindjes të ikin përse duhet tu bësojmë këtyre bluve!? Kujt? Me ke? Përse? Këtu asgjë nuk do të ndryshojë. Nese nuk e kuptoni dhe mërziteni nga kjo që kam shkruar vafshi prapa diellit e harram rroga e shqiptarëve dhe mundimi i mijëra themeluesve idealistë! Ose përndryshe dorëzoni kartonin e deputetit dhe shkoni punoni të shikoni si fitohen paratë me djersë e sakrifica!