I riu rrahu për vdekje 48 vjeçarin, japin dorëheqjen dy ministra në Slloveni

Ministri i Brendshëm dhe Ministri i Drejtësisë të Sllovenisë dhanë dorëheqjen, pas rrahjes fatale të një burri nga një i dyshuar 21-vjeçar me prejardhje rome jashtë një klubi nate në Novo Mesto, ndërsa kryeministri Robert Golob premtoi masa ‘serioze’ për këtë rast. Ministri i Brendshëm, Boshtjan Poklukar dhe Ministri i Drejtësisë, Andreja Katiç paraqitën dorëheqjet që Globol i pranoi, duke i cilësuar të dy ‘përgjegjësinë objektive’ për përkeqësimin e sigurisë në Slloveninë juglindore, ku dhuna që përfshin pakicën rome është përshkallëzuar kohët e fundit. Alesh Shutar, 48 vjeç, vdiq pasi pësoi lëndime të rënda në kokë ku u përpoq të shpëtonte djalin e tij nga kërcënimet në klubin Patriot në Novo Mesto më 25 tetor. Një grup burrash romë thuhet se e kanë sulmuar atë jashtë lokalit pas mesnatës, duke e lënë në gjendje kritike para se të vdiste në spital. Policia arrestoi një të dyshuarin disa orë më vonë në shtëpinë e tij në Mihovica. I arrestuar është një 21-vjeçar, i cili do të përballet me pesë deri në 15 vjet burgim për shkaktimin e lëndimeve të rënda trupore që rezultuan në vdekje.

NOA