Mbyllet Samiti/ Merkel e Mogherini: Shpërndarje të barabartë të emigrantëve në gjithë Europën

468
Kancelarja gjermane Angela Merkel , kryeministri serb i cili përfaqëson liderët e ballkanit e Mogherini pas përfundimit të Samitit dolën në një konferencë të përbashkët për të bërë publike rezultat e këtij samiti.
Merkel dhe Mogherini u shprehën një zëri për një kuotë të barabarta për shpërndarjen e emigrantëve në Europë në mënyrë që tragjeditë ti parandalojnë dhe t’i përballojnë bashkarisht.
Merkel: Duhet të arrijmë një standard të përbashkët, sepse kjo ka një efekt. Politikat e përbashkëta të azilit janë aty, nuk është e një cështje nëse ne kemi nevojë për ndryshime apo jo. Ne duhet të bëjmë atë që është në letër. Ka gjera që mund të bëjmë më shumë dhe KE mundet, psh kush janë vendet e origjinës të sigurta dhe kuotat, por në fund i përket anëtarëve të BE për të vendosur politikisht. Gjermania po e mbështet këtë gjë në mënyrë konstruktive. Ne duhet të shohim situatën aktuale politike dhe ligjore, që duhet ta diskutojmë me vendet anëtare dhe me komisionin. Kuota e drejtësisë nënkupton se nuk është se mund të dërgojmë refugjatët në Greqi, sepse nuk është në gjendje për të bërë regjistrimin. Pyetja është se ku duhet ti dërgojmë, në Austri? Austria po mban një barrë të madhe,duhet ti cojmë në Hungari apo në Maqedoni? Pra procedurat e Dublinit nuk po funksionojnë. Përballë 8000 emigrantëve që pritet të vijnë ne duhet t’i ndajmë në grupe që janë legjitime apo jo legjitime. T’i analizojmë nëse kanë begraund terrorist dhe të themi që ata po vijnë nga një luftë civile dhe mbi të gjitha duhet të mbizotrojë ligji. Ata që vijnë nga Ballkani të futen në procedura. Eshtë e vështirë ti themi dikujt që të shkojë shpi.
Mogherini: Sistemi i kuotave është një propozim i komisionit, është në tavolinë që në maj, më pas i përket vendeve të BE nëse do të merret vendimi. Komisioni e ka bërë këtë propozim, kur e vendosëm në tavolinë këtë propozim në thamë qartë se koha nuk është irelevantë, sepse cdo ditë në rrezikojmë një tragjedi në det apo në tokë, qoftë në Mesdhe apo në Ballkan. Ishte e drejtë që vendimi që ne morëm rriti edhe kërkimin dhe shpëtimin në det. Kemi shpëtuar shumë jetë në det. Në këto momente komandanti i operacionit tonë navale në det, për të luftuar organizatat kriminale po propozon një tranazicion për të goditur rrjetet kriminale që operojnë. Nëse në veprojmë në kohë do të shpëtojmë jetë. Nuk i takon Komisionit të bëjë propozimin, por vendeve të BE. Komisioni po punon për një propozim tjetër duke u bazuar në rregullat e Dublinit.
Merkel:Greqia dhe Italia duhet të ndërtojnë qendra regjistrimi dhe vende të tjera janë të gatshme për të pranuar një pjesë të drejtë të refugjatëve. Bashkë me Francën kemi arritur një propozim, Italia dhe Greiqa do të thonë se të tilla kuota të drejta do të kërkohën dhe nëse do të refuzohen disa vende do të marrin pjesë në politikat e azilit. Ka patur disa diskutime të forta sepse është një cështje detyrimi. Ajo që kemi parë është një situata e rëndë, por ajo që më bën optimiste është sepse edhe problemet më të vështira janë zgjidhur. Kemi punaur edhe gjatë natës, por në fund të fundit e kemi zgjidhur. Po përballemi me një sfidë të re, lufta civile në Siri ka bërë që 2 mln njerëz kanë shkuar në Turqi. Në këtë pikë edhe Europa duhet të kontribojë.
Sigal