Monika Kryemadhi: Marrëveshja, pjesë e të gjithë angazhimit të opozitës kundër Edi Ramës, ja pse hymë në dy lista

261
Sigal

Në në lidhje direkt në emisionin ‘Opinion’, kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi ka folur mbi marrëveshjen e me Partinë Demokratike këtë të hënë. Ajo tha se marrëveshja është pjesë e axhendës të opozitës së bashkuar kundër regjimit të Edi Ramës. Ajo shpjegoi dhe arsyen pse dalja me dy lista është më efikase për opozitën.

Fjala e Monika Kryemadhit : 

‘Përse nevojitet kjo marrëveshje tani znj. Kryemadhi? Keni dalë me dy lista, mund të kishit bërë marrëveshje për të dalë me një listë… Kjo marrëveshje mund të vlente në momentin pas zgjedhjeve…
Kjo ishte pjesë e gjithë angazhimit dhe gjithë axhendës opozitare që ne kemi organizuar si front opozitar kundër qeverisjes së rilindjes dhe të Edi Ramës. Çështja e firmosjes së marrëveshjes sot nuk ka të bëjë me atë çka ju po kërkoni t’i jepni një drejtim tjetër.
Në këtë studio janë shprehur të gjithë që një listë e përbashkët do të ishte më efikase për opozitën se sa dy lista…
Kjo ka të bëjë me angazhimin e secilit nga ne. Mendoj se sa më shumë burra dhe gra, të rinj e të reja të përfshihen për të qenë përfaqësues në listat e PD-së bashkë me Aleancën për Ndryshimin dhe në listat e Lëvizjes Socialiste për Integrim, e cila ka një identitet tërësisht të sajën, që është parti e qendrës së majtë, ndryshe nga ajo çfarë përfaqëson Partia Demokratike që është e qendrës së djathtë, është një përfshirje dhe një zgjerim i jashtëzakonshëm i shumë figurave të reja dhe njerëzve të rinj që mund të përfshihen në politikë. Ne do të rakordojmë në rrugë strategjinë e zgjedhjeve për të përmbysur më 25 prill me votën e shqiptarëve sektin e rilindjes dhe mund të them që firmosja e marrëveshjes së sotme e bëri shumë të qartë që sot z. Rama filloi të shijojë ditën e parë të pensionit të tij politik.
Ju pyes përsëri, përse jo me një listë znj. Kryemadhi?
Tashmë kjo gjë është e mbyllur. Është shumë e qartë që maksimalizimi i rezultatit të zgjedhjeve është qëllimi kryesor ku shqiptarët të kenë mundësi të përfshihen sa më shumë.

Fevziu: Si maksimalizohet vota me 2 lista?
Kryemadhi: Ne mendojmë se në PD ka djem e vajza që mund të përfshihen në listë, ashtu si dhe në LSI, ku ka shumë djem e vajza që mund të ishin pjesë e listës. Duke u bashkuar në një listë u hiqej mundësia e garimit. Sipas kësaj llogjike, ne e dimë se edhe shumë kandidatë të partive të tjera nuk kanë shans për të vajtur në parlament dhe e dimë pse dalin në listë, por prap ju jepet mundësia për të garuar. Njerëzit kanë shanse dhe mundësi të garojnë, shanse të barabarta. Ne po garojmë për të ju dhënë mundësinë njerëzve që të mund të ndihen si në shtëpinë e tyre, sepse duke fituar Shqipëria, do të fitojë shtëpia e tyre. Ajo që është më e rëndësishme dhe që sot kanë më shumë nevojë shqiptarët, nuk është halli se si do të garojë LSI apo PD, por është halli a do të kenë punë nesër, a do të kenë mundësi për të krijuar vende pune. Kjo është më e rëndësishmja për qytetarët shqiptarë.
Unë kam frikë që kjo marrëveshje me kushtetutën aktuale ja heq të drejtën Ramës, që deri dje thoshte dal i pari.
Fevziu: Ky koalicion i konsideron votat për përbashkëta?
Kryemadhi: Ky është një koalicion para dhe paszgjedhor, koalicioni parazgjedhor e kemi firmosur që në prill të 2019. Ky është një koalicion i cili ka të bëjë me hartimin e prioriteve politike dhe programore të të dy partive’.

Më tej Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi u shpreh se, sot është një ditë historike pasi për herë të parë u bë një marrëveshje parazgjedhore midis një partie të majtë dhe të djathtë.  Po ashtu kryetarja e LSI tha se Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim kanë shkuar dhe drejt harmonizimit të programeve.

Pjesë nga fjala e Kryemadhit : 

Sot është ditë historike. Për herë të parë ndodh një marrëveshje e tillë kaq e madhe, një parti e majtë me një parti të djathtë. Është njëlloj si në ’90.

Po ishit edhe në 2009, bashkë ishit…

Jo në 2009 ka qenë koalicion parazgjedhor dhe jo paszgjedhor. Janë dy gjëra të ndryshme. Mos harroni që nga djegia e mandateve, që nga bojkotimi i zgjedhjeve lokale, që nga protestat e përbashkëta, janë të gjitha njëra pas tjetrës një unifikim politik e social.

Ky koalicion vlen edhe për qeverisjen?

Po sigurisht që do të vlejë edhe për qeverisjen.