Vojo Bregu: Çdo ministri ka në organizëm të saj një sektor dedikuar teatrit propagandistik

376
Sigal

Me anë të një postimi të bërë në rrjetet sociale, Koordinatori politiki i LSI, Vojo Bregu  ka denoncuar një postim elektoral, ku një kostumografe merr një pozicion pune të përkohshëm në Ministrinë e Bujqësisië.

“Sigurisht që po. Cdo ministri ka në organigramë nje sektor të dedikuar për Teatrin propagandistik. Madje mund të themi që Teatri u prish për tu spostuar në ministri. Kostumografë, skenaristë, suflerë, montazhierë, figurantë. Nje ushtri aktorësh në shërbim të kllounadës Rilindje për të na mbushur mendjen se patatja është edhe bukë edhe gjellë.”,- shprehet Bregu në postimin e tij.

Postimi tij i plotë:

Një kostumografe në Ministrinë e Bujqësisë?

Sigurisht që po. Cdo ministri ka në organigramë nje sektor të dedikuar për Teatrin propagandistik. Madje mund të themi që Teatri u prish për tu spostuar në ministri. Kostumografë, skenaristë, suflerë, montazhierë, figurantë. Nje ushtri aktorësh në shërbim të kllounadës Rilindje për të na mbushur mendjen se patatja është edhe bukë edhe gjellë.

P.S. foto majtas emërimi i kostumografes. Foto djathtas, është puna e parë e saj. Ministrja me kostum popullor nga zona e saj elektorale.