Gerdi Xhanari, jurist/ Gjykata Kushtetuese në Shqipëri, nuk mund të marrë vendime në kundërshtim me opinionet e “Venecias”

858
Sigal

Komisioni i Venecias, shprehet qartë në opinionin e tij, se sipas Kushtetutës, anëtari i Gjykatës Kushtetuese, e fillon mandatin vetëm  pasi bën betimin tek Presidenti. Ekspertët  e “Venecias” shprehen  se  “kjo do të thotë se, anëtari  i Gjykatës  Kushtetuese  nuk mund t’a fillojë detyrën pa bërë  betimin tek Presidenti.  Betimi tek Presidenti është parakusht për  marrjen e detyrës

Jakup B. GJOÇA

Gerdi Xhanari, jurist, në intervistën për gazetën “Telegraf”,  shprehet se tashmë që Komisioni i Venecias  u shpreh për ligjet  e mazhorancës,  konkretisht,  për betimin  e anëtarit të Gjykatës Kushtetuese,  për antishpifjen, këto nuk mund të kenë  më vlerë, sepse  edhe  Gjykata Kushtetuese,  kur të japë vendimet, nuk mund  të jetë  në kundërshtim me këto opinione të “Venecias”.  Eksperti jurist Xheneri,  thotë se edhe “ projektligji i mazhorancës  për  emërimin  e  një nënkryetari  të  KLSH-së, nuk mund të jetë kushtetues,  por K.L.Sh-ja,  e ka Kryetarin në detyrë, edhe  pse  jashtë  afatit  kushtetues. Por bazuar në Kushtetutë, qëndrimi i Tij  në  detyrë është absolutisht i ligjshëm”.

– Zoti Xhanari, cila është vlera e opinioneve  të  Komisionit  të  Venecias, për emërimet në Gjykatën Kushtetuese?

– Emërimi i anëtarëve të Gjykatës  Kushtetuese,  ka qenë një pikë e nxehtë e marrëdhënieve dhe përplasjeve midis institucionit të Presidentit  të Republikës  dhe mazhorancës.  Një konflikt në dukje politik dhe artificial, por në thelb, është një konflikt i hapur  nga mazhoranca,  për  të realizuar  qëllimin  e kapjes së sistemit  të drejtësisë. Pra një konflikt i planifikuar dhe i nisur me vetëdije , sipas qëllimit të mësipërm. Për të mbrojtur kushtetutshmërinë dhe të drejtën, kjo çështje u shtrua për zgjidhje dhe interpretim, pranë Komisionit të Venecias, i cili është shprehur qartë, se peshorja anon nga e drejta, dhe se e drejta  këtë  rradhë,  është nga ana e Presidentit të Republikës.  Ekspertët  e Komisionit të Venecias,  e thonë qartë se: “në çdo rast, kur Presidenti emëroi vetëm një kandidat, dhe më pas pezulloi  procedurën  e emërimit  të një kandidati të dytë, ai ndoqi një interpretim, i cili nuk është i paarsyeshëm.”  Pra,  “pezullimi  i emërimit të dytë, ishte i vlefshëm dhe bllokoi fillimin e periudhës  30-ditore për emërimin e dytë, në mënyrë që emërimi  automatik të mos realizohej”.  Pra emërimi automatik i kandidates së renditur e para nga mazhoranca,  është i paligjshëm dhe nul. Konfirmimi nga ana e Komisionit të Venecias, mbi kushtetuetshmërinë  e vendimeve  të Presidentit,  për emërimet  në Gjykatën  Kushtetuese, demostron  se rreshtimi përkrah  të Drejtës dhe Kushtetutës, është vlera e vërtetë e një sistemi demokratik. “Nëse Komisioni do të ishte  Gjykata  Kushtetuese  e  Shqipërisë,  do  të merrte Vendim, njëlloj si Opinioni që ka dhënë”. Por të keni parasysh diçka që,  edhe  nëse do injorohen nga mazhoranca, kur  të formatohet dhe  të mblidhet  Gjykata  Kushtetuese,  të jeni të sigurtë, që Vendimet  e  saj,  për këto çështje,  nuk mund të jenë të ndryshme nga këto opinione,  apo  rekomandime

– A është ligjërisht  detyrim  zbatimi i këtyre opinioneve  të Komisionit  të  Venecias  nga institucionet  kushtetuese  të  Shqipërisë, sikurse Presidenca,  Parlamenti  ynë dhe nga Gjykata  Kushtetuese, KED-ja, KLGJ-ja?

– Ju vetë në pyetjen tuaj, e keni dhënë përgjigjen,  kur shpreheni  për “Opinione” dhe jo Vendime të Komisionit të Venecias. Biles, mbi “forcën detyruese”  të opinioneve  të Komisionit të Venecias,  shprehet dhe  vetë  Komisioni në raportin e tij, kur thotë se “Komisioni i Venecias, thekson se ai nuk mund të zëvendësojë  Gjykatën  Kushtetuese  të  Shqipërisë,  dhe as është i aftë të zëvendësojë  mungesën  e gadishmërisë  dhe kulturës  së bashkëpunimit  mes institucioneve të Shqipërisë. Që në shqip do të përkthehej:  “Nëse Komisioni do të ishte Gjykata  Kushtetuese e Shqipërisë, do të merrte Vendim, njëlloj si Opinioni që ka dhënë”.  Por të keni parasysh diçka që,  edhe  nëse do injorohen nga mazhoranca, kur të formatohet dhe të  mblidhet Gjykata Kushtetuese,  të jeni të sigurtë,  që Vendimet e saj për këto çështje, nuk mund të jenë të ndryshme nga këto opinione apo rekomandime.  Dhe kjo është vlera më  e madhe  e  këtyre Opinioneve  të Komisionit  të Venecias. Paligjshmërinë  e  asaj që ka bërë mazhoranca,  Komisioni  i  Venecias,  e shpreh në një paragraf : “Dispozitat  e miratuara  kohët  e fundit,  por që ende nuk kanë hyrë në fuqi…duhet  të  lihen mënjanë, pasi ato,  duket se janë  jokushtetuese”.

Duhet  shfuqizuar “ligji  kushtetues” për betimin  e  anëtarëve  të  Gjykatës  Kushtetuese, që miratoi së fundmi Parlamenti ynë?

– Më shumë sesa një Ligj Kushtetues, unë do ta konsideroja si një Puç Kushtetues,  ose “betimi në Lanë”.  E them këtë sepse, miratimi, apo ndryshimi i një dispozite Kushtetuese, apo dhe çdo ligji tjetër, bëhet për të përmirësuar  një aspekt ligjor të caktuar, apo një parim, në të mirë të vendit,  apo një institucioni, apo një shtrese  të caktuar të popullsisë. Në rastin konkret,  ajo që Ju e konsideroni  “Ligj Kushtetues”,  minimalisht  ishte thjesht një kapriçio inatçore  e mazhorancës, dhe maksimalisht, një “puç  kushtetues”,  për të futur nën kthetrat  e diktatit edhe Institucionin  e vetëm garant  të Kushtetutës, dhe mbrojtjes të të drejtave, që  është  Gjykata Kushtetuese. Dhe kjo u bë hapur  fare nga parlamenti  i “Buratinëve”,  në mënyrë  të turpshme dhe arrogante. Konkretisht,  mazhoranca  miratoi disa ndryshime  ligjore duke e justifikuar me gjetjen  e një “mekanizmi zhbllokues”, për emërimet  e anëtarëve  të Gjykatës  Kushtetuese,  pas rastit  Vorbsi,  por me qëllimin e vërtetë,  kufizimin e tagrave  kushtetues që gëzon Presidenti i Republikës  për emërimin e anëtarit të Gjykatës Kushtetuese,  të sanksionuara nga Kushtetuta e Shqipërisë. Në këto ndryshime  absurde, nga Qeveria synohej, të shmangej betimi i anëtarëve të Gjykatës  Kushtetutese  përpara Presidentit.   Sipas propozimit të shumicës  “….nëse anëtari i Gjykatës  Kushtetuese nuk thirret për të  bërë betimin, ai kryen betimin në formë të shkruar dhe ia dërgon atë Presidentit  të  Republikës, organit  të emërtesës dhe Gjykatës  Kushtetuese. Data e organizimit  të ceremonisë  së betimit,  ose data e dërgimit  të betimit me shkrim, konsiderohet si dita e betimit dhe e fillimit  të detyrës  së gjyqtarit  të Gjykatës  Kushtetuese”.  Komisioni i Venecias,  shprehet  qartë  në opinionin e tyre  se sipas Kushtetutës, anëtari  i  Gjykatës Kushtetuese  e fillon mandatin,  vetëm pasi bën betimin tek Presidenti.  Ekspertët e Venecias shprehen se,  “kjo do të thotë se anëtari  i Gjykatës  Kushtetuese nuk mund ta fillojë detyrën pa bërë  betimin tek  Presidenti.  Betimi  tek Presidenti,  është parakusht,  për marrjen e detyrës”. Paligjshmërinë e  asaj që ka bërë mazhoranca,  Komisioni  i Venecias  e  shpreh  në  një paragraf  “Dispozitat  e miratuara kohët  e fundit, por që ende nuk kanë hyrë në fuqi…duhet të lihen mënjanë, pasi ato duket se janë  jokushtetuese”.

– Nëse shpërfillen, apo injorohen,  opinionet e Komisionit  të Venecias, për ato çështje kushtetuese,  ku vetë mazhoranca  i  është  drejtuar “Venecias”,   çfarë  domethënie  dhe mesazhe  politike  japin  institucionet  tona Kushtetuese?

-Sjellja e mazhorancës  edhe për këto opinione,  është e njëjtë si me opinionet e Komisionit në rastin e Reformës në Drejtësi, ku një pjesë e konsiderueshme e opinioneve dhe rekomandimeve, nuk u morën parasysh.  Por, opinione të dhëna nga një organizëm me një rëndësi “të padiskutueshme” në fushën juridike, siç është Komisioni, edhe pse nuk kanë “fuqi detyruese të drejtëpërdrejtë”, kanë një vlerë të jashtëzakonshme morale, politike dhe sidomos në vendosjen  e ballancës midis të vërtetës dhe trillimit, midis të drejtës dhe mashtrimit, midis lirisë dhe diktaturës. Këto opinione ndihmojnë njerëzit që kanë veshë për të dëgjuar dhe mendje për të kuptuar, se nga cila anë anon e drejta, dhe se cili krah politik cënon rëndë bazat e shtetit ligjor. Opinione të dhëna nga një organizëm me një rëndësi “të padiskutueshme” në fushën juridike, siç  është Komisioni, edhe pse nuk kanë “fuqi detyruese  të drejtëpërdrejtë”, kanë një vlerë të jashtëzakonshme morale, politike dhe sidomos në vendosjen  e balancës  midis  të vërtetës  dhe  trillimit, midis  të drejtës dhe  mashtrimit, midis  lirisë dhe  diktaturës

Zoti Xhanari, deri tani Parlamenti ynë ka refuzuar 3 kandidatura të Presidentit të Republikës për kreun e KLSH-së. Sipas Jush, cila palë është bllokuese, duke ditur se KLSH-ja  është pa Kryetar,  që nga 2018?

– K.L.Sh-ja, e ka Kryetarin në detyrë edhe pse jashtë afatit kushtetues. Por bazuar në Kushtetutë, qëndrimi i Tij në  detyrë është absolutisht i ligjshëm. Nga ana procedurale, deri tani çdo veprim, propozim dhe refuzim,  konsiderohen të rregullta dhe ligjore. Nëntekstin  dhe “Palën Bllokuese”, e përcakton  personalisht  kushdo që e ka ndjekur këtë problematikë.

– A është një zgjidhje që e lejon Kushtetuta jonë, që qeveria me ligj të miratuar nga Parlamenti, të krijojë në KLSH,  një post provizor të zv.kryetarit të KLSH-së, i cili do plotësojë vakancën  e kryetarit të KLSH-së, sa kohë presidenca dhe Parlamenti nuk e zgjidhin dot ngërçin?

– Bën pjesë në rastin e  lojrave amorale, dhe antiligjore që bën mazhoranca, për të përthithur çdo Institucion kushtetues dhe të pavarur. Them lojra, sepse duket si një sjellje force me Institucionin e Presidentit, dhe antiligjore, sepse është e njëjta sjellje si me miratimin  ligjit të  “betimit në Lanë”, duke dashur të bëjnë ndryshime në ligj, me emërime dhe kompetenca  për pozicionin e nën  kryetarit  të K.L.SH-së.  Edhe në  këtë rast  po risjell në vëmëndjen Tuaj, paragrafin e opinionit  të Komisionit për rastin e ligjit  të  “betimit në Lanë”, si më poshtë: “Dispozitat e miratuara  kohët e fundit, por që ende nuk kanë hyrë në fuqi…duhet të lihen mënjanë, pasi ato duket se janë jokushtetuese”.

– Faleminderit!