Parashikimi i motit për sot

327
Sigal

Moti sot parashikohet me kthjellime në orët e mëngjesit, si dhe shtim vranësirash mesatare deri të dendura nga orët e mesditës deri ato të pasdites vonë.

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën me dije se prej orëve të mesditës deri ato të pasdites vonë do të ketë reshje shiu me intensitet të ulët deri mesatar në formën e shtrëngatave dhe stuhive shoqëruar me shkarkesa elektrike.

Lokalisht në relievet kodrinore-malore reshjet parashikohen në formën e rrebesheve afatshkurtër shoqëruar me breshër.

Era do të fryjë me drejtim Juglindje – Jugperëndim 1-10 m/sek. Valëzimi në dete parashikohet i forcës 1-2 ballë.

Temperaturat parashikohen:

QYTETET Temperaturat në °C

Shkodër 15/27 Diell shi

Kukës 13/24 Diell shi/stuhi

Lezhë 14/26 Diell shi

Dibër 10/22 Diell shi/stuhi

Durrës 15/25 Diell shi

Tiranë 15/26 Diell shi/stuhi

Elbasan 14/26 Diell shi/stuhi

Berat 10/26 Diell shi/stuhi

Vlorë 14/25 Diell shi

Korçë 10/22 Diell shi/stuhi

Gjirokastër 10/27 Diell shi/stuhi

Sarandë 14/24 Diell shi.