Gentian Çala: Vizita e Ballukut në Pogradec në vazhdën e propagandës së “Bashkëqeverisjes me Oligarkët”

233
Me anë një postim të shpërndarë të nrrjetet sociale, mjeku Gentian Çala, u shpreh se vizita e ministres Balluku, në Pogradec është në vazhdën e propagandës së “Bashkëqeverisjes me Oligarkët”.
“Ministrja Balluku ishte në Pogradec ku foli mbi investimet në ujësjellësa dhe për zhvillimin e Pogradecit që nuk e shohim askund. Pas falenderimeve të ndërsjellta midis dy drejtuesve socialistë vendorë dhe qëndrorë kjo vizitë nuk solli asgjë për Pogradecin, veç propagandës. Projekti Qukës-Qafë Plloçë ende mbetet në mendje për vazhdimin e investimit ndërsa traseja e rrugës po degradon, kurse investimet e Bashkisë përveç bllokimit të trafikut në qytet, nuk i kemi parë gjëkundi tjetër.”,- shprehet Çala në postimin e tij.
Postimi i tij i plotë: 
Vizita e Ballukut në Pogradec në vazhdën e propagandës së “Bashkëqeverisjes me Oligarkët”
Ministrja Balluku ishte në Pogradec ku foli mbi investimet në ujësjellësa dhe për zhvillimin e Pogradecit që nuk e shohim askund. Pas falenderimeve të ndërsjellta midis dy drejtuesve socialistë vendorë dhe qëndrorë kjo vizitë nuk solli asgjë për Pogradecin, veç propagandës. Projekti Qukës-Qafë Plloçë ende mbetet në mendje për vazhdimin e investimit ndërsa traseja e rrugës po degradon, kurse investimet e Bashkisë përveç bllokimit të trafikut në qytet, nuk i kemi parë gjëkundi tjetër.
Gënjeshtra më e madhe e thënë ishte se qyteti i Pogradecit është kthyer në një nga destinacionet me interesante në botë, ndërsa ne prekim rënien e turizmit dhe rikthimin e Pogradecit në një destinacion të harruar. E zeza e bardhë nuk bëhet dot, por propaganda qeveritare duket se nuk ka fre në fantazi dhe as në zbukurime. Duket se vetëkënaqësia dhe arroganca me skenar, regji dhe aktorë po ata vetë prodhon vetëm filmin “Bashkëqeverisje me oligarkët”!
Sigal