Gent Cakaj, si një tender me letra fallco

510
Sigal

Nga Andi Bushati

Argumentimi që i ka bërë Presidenti Meta rrëzimit të kandidaturës së Gent Cakës si Ministër i Jashtëm ka nxjerrë edhe njëherë në pah shndërrimin e shtetit të Edi Ramës në një bordello. Aty kuptohet fare qartë se si ish numri dy i diplomacisë për gjysëm viti, ka ushtruar funksionin në shkelje flagrante të ligjit, pa u pajisur me çertifikatën e sigurisë.

Por, e keqja nuk përfundon me mosplotësimin prej shtatë muajsh të këtij formulari që jep garancinë e domosdoshme për të verifikuar të ardhurat, figurën morale dhe mosimplikimin e tij me shërbimet e huaja sekrete.