Damian Gjiknuri: Ekipi i ri, konfirmim se PS mbetet e vetmja forcë transformuese që garanton të ardhmen evropiane të Shqipërisë

 

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste Damian Gjiknuri ka publikuar për vijimin e trajnimit të 26 kryetarëve dhe bashkëkryetarëve të partisë në bashkitë e 3 qarqeve. “Me 26 kryetarët dhe bashkëkryetarët e partisë në bashkitë e qarqeve të Fierit, Vlorës dhe Gjirokastrës. Dita e dytë e programit të trajnimit për rolin dhe funksionin e kryetarit të partisë, rolin e strukturave të partisë në fushatën zgjedhore, partinë digjitale dhe aftësitë komunikuese.” Ndër të tjera Drejtuesi Politik i Qarkut të Elbasanit  theksoi: “Ekipi i ri i sapozgjedhur në drejtimin e degëve të partisë në këto tre qarqe dhe përgatitjet në prag të betejës së ardhshme elektorale, konfirmim se Partia Socialiste  mbetet e vetmja forcë transformuese, që garanton të ardhmen evropiane të Shqipërisë.”

NOA