Qendrime me dy standarde/ Kreu i qeverisë më 2001, premtoi lodra për fëmijët te “7 Xhuxhat” , por tani legalizoi ngritjen e kullës 44 kate

147

“Pallati pa leje bërtet në mes të Tiranës”, Qeveria me dy standarde. U premtuan lodra për fëmijët te “7 Xhuxhat” ku ngrihet kulla 44 kate

Sigal

“Është e papranueshme që të lulëzojnë katet dhe shtesat pa leje në pallatet që të kamurit ndërtojnë sa në det, sa në rërë, sa dhe në mes të Tiranës, sa dhe këtu ngjitur me Sheshin Skënderbej, që vetëm nuk bërtet pallati, “shihni sa u zgjata o njerëz me mendje të shkurtër”, pa i hyrë gjemb në këmbë. Kjo deklaratë e 7 shtatorit e kryeministrit Rama për ndërtimet në Sheshin Skënderbej, a thua se ditët e fundit ka ardhur për herë të parë në Tiranë, të sjellin ndërmend shkrimin që pak javë më parë botonte gazeta prestigjioze The Guardian, e cila ironizon idetë dhe stilin që pëlqen Rama. Duke nisur me kullën e projektuar në formën e kokës së heroit, gazeta e përshkruan atë si një kullë të bardhë amorfe. “Banorët e kësaj strukture gjigande do të jenë në gjendje të vështrojnë panoramën nga sytë e luftëtarit, të pushojnë në veshët e tij ose të darkojnë në fund të hundës së Skëndërbeut”, -shkruan gazeta. Sipas shkrimit, ngrehina surreale është vepër e arkitektëve holandezë të studios MVRDV, të cilët janë përgjegjës për krijimin e kodrës artificiale të harkut të mermerit në Londër, e cila është konsideruar një krijesë vizatimore e blerë lirë në pazar. Më pas në shkrim flitet për një tjetër kullë e quajtur Doëntoën One, dhe e projektuar nga e njëjta studio. Pllaka e rëndë prej 140 metrash betoni supozohej të paraqiste një hartë të Shqipërisë, që dilte nga fasada e saj. Pas ndërtimit, shkruan gazeta, forma që ka dalë në pah është e paqartë dhe relievet e ndërtesës janë bërë në mënyrë aq kaotike sa duken si gropa, që japin përshtypjen se ndërtesa po gërryhet para kohe. Kjo ndërtesë gjigande ngrihet aty ku vite më parë ndodhej një pjesë e këndit të lojërave për fëmijë e quajtur ‘7 Xhuxhat’, e cila kur u përurua zinte një sipërfaqe shumë më të madhe. Ishte viti 2001, kur Edi Rama ishte ende rishtar në politikë dhe filloi të dukej në publik shumë afër kryeministrit Meta. Në një nga daljet e veçanta publike, mbi një rosak-lodër te ‘7 Xhuxhat’, Rama i projektuar për të vazhduar karrierën e tij politike në bashkinë e Tiranës, premtoi se jo vetëm ai kënd lojërash do të zgjerohej, por në Tiranë do të shtoheshin shumë kënde argëtuese për fëmijë dhe hapësirat e gjelbra. Kanë kaluar shumë vite që atëherë dhe një nga zonat e Tiranës që është betonizuar tërësisht, është këndi i lojërave ‘7 Xhuxhat’. Pamjet filmike të Ramës duke notuar mbi rosakun lodër, gjenden tani vetëm në arkiva. Fëmijët e sotëm po rriten duke parë kullën 44 katëshe të betonit, që ngrihet në hapësirën ku Rama premtoi se do të shtonte hapësirat argëtuese për ta. Kullat shumëkatëshe në qendër të Tiranës, legalizimi i parave të pista (që Rama e quan amnisti fiskale) dhe legalizimi i hashashit janë sot 3 shtyllat kryesore ku mbështetet vizioni i tij për zhvillimin e vendit. Këtë lloj vizioni pak ditë më parë gazeta më e madhe angleze The Guardian e përshkruante me fjalët: kulla me imazhin e Skënderbeut do përfundojë të ngjajë si një artist i kthyer në politikan, i cili do të qëndrojë duke vështruar në përjetësi përbindëshat e betonit që errësojnë Tiranën.