Mosdekretimi i Cakajt, Meta ja kthen një përgjigje sulmeve të Ramës

496
Pasi e sulmoi Presidentin duke e quajtur të turpshëm vendimin e marrë, Ilir Meta ka bërë një reagim në lidhje me mosdekretimin e kandidatit Genti Cakaj në postin e Ministrit të Jashtëm të Shqipërisë.
Sigal

Përmes një statusi në rrjetin social, Meta shkruan se deri në sekondën e fundit që ai do të jetë President i Shqipërisë, do të respektojë pavarësinë dhe integritetin territorial të Kosovës.

“Pavarësia, integriteti territorial i Kosovës dhe vendimi i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë CIJ_ICJ  janë të padiskutueshme  për Republikën e Shqipërisë deri në sekondën e fundit si President i vendit tim.”-shkruan Meta.

Kujtojmë se një ndër argumentat kryesorë të Metës për mosdekretimin e kandidatit Genti Cakaj si Ministër i Jashtëm qe një deklaratë e bërë prej këtij të fundit në media, ku Cakaj shprehej pro idesë së ndarjes apo shkëmbimit të territoreve mes Kosovës ë Serbisë. Vetë Meta në argumentat e tij i cilësoi deklaratat e Cakajt si të rrezikshme./Express

Si e sulmoi Rama vendimin e Metes: