Lubonja: BE t’a marrë vesh që po mbështesin një regjim

109
Sigal

Analisti Fatos Lubonja, ka shprehur mbështetjen e tij për protestën e 6 dhjetorit, që është thirrur nga opozita. Lubonja tha se nuk pret që në këtë protestë të ketë trazira. “Moslejimi i protestës është pretekst për t’i penguar. Nuk ka rrezik që të ndodhi trazira. Mendoj se protesta duhet të kishte një mesazh që t’u tregohet se ata, BE ose ambasadat po mbështesin një regjim. Duhet patjetër që politika t’ia vërë në dukje BE-së këtë gjë. Edhe ky Samit Ëashing është, t’i shpëlahet fytyra Ramës. Ça ‘Rroftë Europa!’! Kjo Europë po mban këtë regjim kështu: “Bëjmë sikur flasim për atdheun, e duam atë, sikur në këtë ditë ‘ne’ tregojmë gjithë dashurinë tonë, ndërkohë që 356 ditë të tjera e shkatërrojmë atdheun. tha Lubonja  për regjimin. Sot është dita kur dalin ata që na përfaqësojnë, që dalin dhe identifikohen me atdheun. Enver Hoxha qante kur dëgjonte atë; Për ty atdhe. E identifikonte veten si Atdheu. Dhe këta e identifikojnë veten si Skënderbeu. Gjersa ikin njerëzit nga atdheu, atëherë për çfarë bëhet fjalë. Është një hipokrizi e madhe që shkojnë atje. Shumë të tjerë thonë; jam pushim, dhe do dalim në restorant, që të relaksohemi. Sjellin dhe Dua Lipën që të kërcejnë njerëzit. Koncerte bënte dhe Enveri. Këta japin dhe cirk herë pas here. Ne që vijmë këtu dhe që kemi detyrë që ta shohim pak më ftohtë, them se Atdheu, atje ku jam mirë, atje është atdheu. Ka ndryshim, por varet se çfarë ndryshimi. Disa thonë; Porti i Durrësit është diçka e mirë, apo inceneratorët (qesh), por e kam të vështirë që të gjejë diçka të mirë. Nga një izolim i tmerrshëm, është kthyer në një udhëkryq kalimtarësh, si Fushë-Kruja, si udhëkalim. Kështu duan ta kthejnë këta kur thonë; do sjellim bangladeshas” u shpreh Lubonja.