Aksidentohet çifti shqiptar në Itali, në gjendje kritike për jetën

101
Sigal

Një çift bashkëshortësh shqiptarë, ende pa identitete, janë përfshirë në një aksident të frikshëm rrugor mbrëmë në Spezia të Italisë. Sipas mediave italiane, gjendja e tyre shëndetësore paraqitet e rëndë.

Në aksident u përfshinë tre makina, me disa të plagosur. Burri dhe gruaja shqiptare janë dërguar me urgjencë në spitalin Sant’Andrea. Makina ‘Audi A3’ e çiftit shqiptar ka mbetur e shkatërruar plotësisht ndërsa mendohet se shkak i aksidentit ka qenë shpejtësia e lartë.

Automjeti tip ‘Audi A3’ goditi makinën e bardhë të dy të rinjve të cilët fatmirësisht nuk kanë pësuar lëndime serioze. Më pas automjeti vijoi lëvizjen duke u përplasur edhe me makinën e një banori vendas i cili gjithashtu nuk pësoi lëndime serioze.