-Plehrat:Zbardhen mesazhet e Etleva Kondit me Zoton dhe Mërtirin

174
Sigal

Detaje të reja kanë dalë në dritë në lidhje me megaaferën e inceneratorëve. Së fundmi, media ka siguruar disa emaile që anëtarja e Komisionit të Vlerësimit të Ofertave, Etleva Kondi, ka shkëmbyer me bosët e inceneratorëve, përpara se ajo të propozohej si përfaqësuese e Ministrisë së Energjetikës, në komisionin për dhënien e koncesionit. Njëri prej mesazheve është dërguar më datë 26 gusht 2014, në adresë të Klodian Zotos, dhe bëhet fjalë për përmbajtjen e një vendimi të Bashkisë së Elbasanit, për shpalljen e emergjencës mjedisore. SPAK dyshon se në një tjetër mesazh, Kondi i drejtohet Klodian Zotos ,por dyshohet edhe Mirel Mërtiri, të cilin e thërret “Klodër” pasi më herët ai ka mbajtur emri ‘Klodian’ dhe mesazhi ka këtë përmbajtje. “Klodër, kini parasysh si vijon: së pari bashkia Elbasan duhet të miratojë këtë në Këshillin Bashkiak (nuk jam e sigurt para apo pas shkresës që do t’ju nisë juve). Së dyti, duhet të krijojë një komision të dhënies së koncesionit, që do t’ia bëjmë gati ne) në ligj parashikohet që mund të marrin ekspertë të fushës që kështu mund të jem edhe unë me ndonjë kolege”sipas Syri Tv . Përmbajtja e mesazhit ngre dyshime që Etleva Kondi mund të ketë patur dakordësinë e Ministrit që të emërohet në atë detyrë. Emaili daton 4 muaj përpara se sekretari i Përgjithshëm pranë Ministrisë së Energjetikës, Koli Bele, t’a propozonte Kondin si anëtare të komisionit të dhënies së koncesionit. E njohur si një person mjaft i afërt me ish-ministrin Damian Gjiknuri, Kondi dërgon një tjetër email në drejtim të Klodian Zotos, i cili mban datën 2 nëntor 2014. Ajo i përcjell kontratën koncesionare për inceneratorin, që përbëhet nga 79 fletë, ndërsa përmbajtja është kjo. “Përshëndetje Klodër! Në draftin bashkangjitur kam bërë një parashikim të përgjithshëm. Selektimet me ngjyra duhen saktësime dhe modifikime të cilat do t’i diskutojmë paraprakisht”. Kondi është një nga personat e pandehur për llogari të SPAK bashkë me Lefter Kokën, Alqi Bllakon, Klodian Zoton e Mirel Mërtirin, për megaaferën e inceneratorit të Elbasanit.