Gent Cakaj shigjeton ish-ministrin për pasaportat, nepotizmin dhe konsujt

609
Sigal

Gent Cakaj, si ministër në detyrë në ministrinë e jashtme, ishte këtë të martë te “Opinion” i Blendi Fevziut. U pyet për shumë çështje të politikës së jashtme dhe raportet me kryeministrin Rama.

Nga intervista doli se:

Së pari, se Gent Cakaj është 28 vjeç ministër, ku 14 vite i ka në politikë, sipas tij! Edhe vetë Edi Rama ka 21 vite në politikë, por ka mbushur 53 vjeç.

Së dyti, ministri në detyrë sulmoi ish-ministrin Bushati kur tha se tani po largon me rrenjë nepotizmin e futur në ministri.

Së treti, Gent Cakaj theksoi se po rishikon gjithë pasaportat diplomatike dhe të shërbimit të cilat janë firmosur nga ministria e drejtuar nga Ditmir Bushati.

Së katërti, zv/ministri si ministër i jashtëm ka lajmëruar sot ministrin e brendshëm Sandër Lleshi se disa konsuj nderi nuk po heqin targat diplomatike dhe se policia do ti ndalojë në rrugë!

Së pesti, Gent Cakaj tha se e ka mik Edi Ramën dhe se mbetet Udhëheqësi më i madh i Kombit.

Së gjashti, negociatat duhet të hapen, por edhe nëse nuk hapen nuk është përgjegjsi e Shqipërisë.

Së shtati, Gent Cakaj ka mbaruar në tre vjet, tre mastera, që futet në librin GINES.

Së teti, ai po përzgjedh diplomatë nga Kosova që ti sjellë në diplomacinë e Shqipërisë.

Së fundi, ai tha se nuk është socialist, por e do shumë Rilindjen.

Kjo ishte intërvista e Gent Cakaj te Blendi Fevziu.