Veliaj prezanton programin për Njësinë 3: Do të lirojmë hapësirat e uzurpuara

421
Kandidati i koalicionit të majtë për Bashkinë e Tiranës, Erion Veliaj, premtoi sot zgjidhjen e 310 probleme të identifikuara në Njësinë 3 që kanë të bëjnë me rrugët e shkatërruara, higjenën dhepastrimin nga mbeturinat, objektet arsimore dhe çështjen e legalizimeve. Gjatë takimit tëzhvilluar pasditen e sotme për prezantimin e programit për këtë njësi, Veliaj vuri në dukjeproblemet e shumta që lidhen me infrastrukturën, ku sipas tij, janë identifikuar 20 hapësiraparkimi abuzive që do të çlirohen. Sipas tij, në hartën e problematikave janë listuar 14 hapësira publike të uzurpuara, të cilat do t’ikthehen publikut një orë e më parë. “Ne e dimë kush jeni, nuk do ta keni mbështetjen e bashkisënga 21 qershori për t’i zënë frymën njerëzve. Sapo të ketë filluar punën bashkia, PoliciaBashkiake do të jetë aty bashkë me INUV për t’i liruar ato”, tha Veliaj për t’i dhënë zgjidhjeproblemeve të identifikuara për infrastrukturën. Ai shprehu shqetësimin për 12 probleme meujësjellës – kanalizimet që kanë nevojë për ndërhyrje emergjente. 

Një tjetër kategori që do të shikohet me prioritet nga kandidati Veliaj në krye të Bashkisë sëTiranës për Njësinë 3 do të jetë ndërhyrja në godinat arsimore të kësaj zone. “Kopshti Nr. 1 ështëi mbipopulluar, pasi nuk ka kopshte mjaftueshëm, por as çerdhe. Ndaj do ndërtojmë një kopështtë ri në zonën te Kodra e Priftit për t’i shërbyer kësaj zone, për t’u siguruar që do të kemi dy herëmë shumë shërbime për kopshtet”, premtoi Veliaj. Ai tha se do të rehabilitohet shkolla 9-vjeçare“Kongresi i Lushnjes” dhe shkolla e mesme “Çajupi”, si dhe hapësirat sportive të shkollës. Kandidati i majtë për Bashkinë e Tiranës deklaroi se janë identifikuar 40 probleme në këtë njësi,që lidhen me hapësirat argëtuese. “Ne kemi identifikuar 16 hapësira të pashfrytëzuara që kanëpotencial të shndërrohen në hapësira rekreative, hapësira për fëmijë, të rinjtë dhe për tëmoshuarit. Janë identifikuar 17 hapësira, ku ose ka kënde lojërash të amortizuara ose kapotencial për të ndërtuar kënde të reja lojërash. Janë identifikuar 6 hapësira me mungesë totalegjelbërimi”, theksoi Veliaj, duke premtuar ndërhyrjen në këto hapësira.

Ai vuri në dukje të tjera probleme si: 77 rrugë të amortizuara dhe me gropa; 26 trotuare tëdëmtuara dhe të amortizuara; 42 puseta që mungojnë dhe 17 rrugë ku mungon tërësisht ndriçimi.Në total, kandidati i majtë tha se janë 176 probleme në rrugët e Njësisë 3 që kërkojnë ndërhyrjeemergjente me fokus të madh në rrugët brenda lagjeve. Për çështjet e higjenës dhe pastrimit,sipas tij, janë identifikuar 4 lokalitete në kontrollin total të kafshëve të rrugëve, 12 hapësira ku nëmënyrë sistematike nuk pastrohen mbeturinat dhe 12 tregje jashtë standardeve higjeno-sanitare.“Çështja e higjenës dhe pastrimit është një çështje jetike. Në rrjetet sociale u shfaq një foto e cilatregonte Bashkinë e Tiranës duke nxjerrë një gomar të ngordhur nga Liqeni Artificial. Kjo është epaimagjinueshme. Liqeni u bë sot një skenë horror”, deklaroi Veliaj.Krahas projekteve lokale, ai tha se Njësia 3 do të mund të përfitojë nga projekti i Ministrisë sëArsimit për kthimin e shkollave në qendër komunitare dhe masterplanin e biçikletave dhekëmbësorëve. Nga ana tjetër, kandidati i majtë për Bashkinë e Tiranës, solli në vëmendje edheçështjen e klubit të futbollit “Tirana”, e cila siç tha ai, prej katër vitesh nuk u paguhen sigurimet.

“Nuk e di a e dëgjuat mbrëmë Presidentin e Tiranës, i cili tha se në 4 vjet bashkia më ka dhënë3.6 milionë lekë të vjetra, kur shpenzimet janë 1 milionë dollarë në vit. Si ka mundësi që djemvetë këtij qyteti nuk u paguhen sigurimet shoqërore? Imagjinoni, Bashkia është shtet që punon në tëzezë”, deklaroi Veliaj. Duke prekur çështjen e gjelbërimit, ai kërkoi nga kryebashkiaku aktual Lulzim Basha që t’ianulojë që tani ato 60 lejet e ndërtimit. “Pse gënjejnë më kot njerëzit? E kanë zakon nga i parityre, që shkatërroi për 8 vjet Shqipërinë, dhe mendojnë se njerëzit harrojnë çfarë bënë në 8 vitekur kishin pushtetin qendror dhe në 4 vite kur shkatërruan Tiranën. Ujku qimen e ndërron, porzakonin s’e harron. Janë po të njëjtët, vishen si ‘dele’ në fushatë, ndërkohë që vetë ndërtojnë paleje. Vishen si dele në fushatë, ndërkohë që këtej japin leje betoni”, tha Veliaj.
Sigal