Gazetarët Lala dhe Hoxha kryqëzojnë Kryeministrin: Gjyqtari dhe prokurori largohen nga detyra nëse takojnë një kriminel po ju zoti Rama që keni dalë dhe foto me ta?

680
Sigal

I ftuar mbrëmjen e sotme në emisionin “Opinion”, Kryeministri Rama bëri sherr të madh me gazetarët Klodiana Lala, Robert Rakipllari dhe Artan Hoxha ku e akuzuan se shoqërohet me persona të inkriminuar.

Gazetarët i dhanë fakte, bile i treguan një fotografi se kishte dalë në foto në Elbasan me një person që akuzohet për krime të rënda.

Po kështu ata e akuzuan se ish-kryetari i bashkisë së Durrësit Vangjush Dako ka dhënë garanci gjykatës së Durrësit për lirimin e një mafiozi në Durrës e ku person ka punuar duke blerë vota për PS-në.

 

Përveç kësaj, Fevziu i tha kryeministrit se shumë nga personat e akuzuar për krime punojnë për PS-në. Në këtë moment Edi Rama nuk e përmbajti veten, sidomos me gazetaren Lala.

Pas kësaj, gazetari Artan Hoxha shtoi se nëse një prokuror apo gjyqtar konstatohet nga Vettingu se është takuar apo ka foto me një person të inkriminuar, ai pushohet nga detyra mënjëherë. Ndaj edhe ju si kryeministër duhet të mbani përgjegjsi për fotot me kriminelët.

Kryeministri Rama u justifikua me faktin se ai del në popull dhe kushdo mund të bëjë foto me të.