Shpërthen bombula e gazit, 62 vjeçari pëson djegie teksa tentonte të shuante flakët

553
Sigal

Mbrëmjen e sotme një bombul gazi ka shpërthyer në fshatin Stajkë, Vau i Dejës.

Flakët e përhapura nga shpërthimi i bombulës së gazit, kanë prekur një 62 vjeçar i cili ka tentuar ta shuajë atë.

Ai po dërgohet për mjekim të menjëhershëm në Spitalin e Traumës në Tiranë.

Vau i Dejës / Informacion paraprak

Më datë 13.02.2020, rreth orës 20:30, në fshatin Stajke, Vau i Dejës  nga pakujdesia ka marrë zjarr bombula e gazit në banesë. Në përpjekje për të shuar zjarrin shtetasi  F. L. 62 vjeç,  ka pësuar djegie të rënda, i cili po dërgohet për mjekim më të specializuar në Spitalin e Traumës Tirane.

Po kryhen veprimet me grup hetimor për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.