Gati Prangat për 6 anëtarët e prokurimimeve publike të Bashkisë Berat

597
Sigal

Gazeta Telegraf/

Miliona abuzime me tenderat e ushqimeve të kopshteve,
tortuarve, sheshit qëndrorë dhe ndriçimeve të rrugëve

Gjatë auditimit u konstatuan shkelje dhe parregullsi të dispozitave ligjore në fuqi në fushën e zbatimit 

të procedurave të prokurimit publik lidhur me përcaktimin e kritereve për kualifikim si dhe vlerësimine ofertave ekonomike, dhe konkretisht: 

-Në 8 procedura prokurimi, kërkesat e veçanta për kualifikim, janë të paargumentuara duke 

kërkuar që Operatorët Ekonomikë (OE) të disponojnë nivele të kategorisë së licencës për punime 

më të larta se volumet e punimeve të vetë objektit, po ashtu dhe numër të punonjësve, pasi niveli i 

punimeve që do të kryhen për çdo kategori punimi dhe numri i punonjësve nuk përputhet me 

volumet e punës, veprim në papajtueshmëri me nenet 8 e 18 të ligjit nr. 8402, datë 10.9.1998 “Për 

kontrollin dhe disiplinimin e punimeve të ndërtimit”, të ndryshuar dhe  nenin 61 të VKM nr. 914, 

datë 29.12.2014, “Për miratimin e rregullave të prokurimit publik”. 

-Në 4 procedura prokurimi, për “Blerje ushqime për nevoja të furnizimit QEA (Konviktet, kopshte 

& çerdhe)”, nuk ka dokumentacion ku të jetë përcaktuar numri i nxënësve që përfitojnë bursë 

(ushqim e fjetje) dhe frekuentimi, nuk ka analizë kosto të mallrave dhe specifikime teknike të 

mallrave, punëve dhe shërbimeve përkatëse. Nuk kanë përcaktuar treguesit, standardet, mënyrwn e 

ruajtjes dhe transportimit dhe cilësinë, si dhe për dy artikuj  (Makarona e Biskota), kanë përcaktuar 

referencat e markave, në papajtueshmëri me nenin 23 të LPP dhe nenin 27 të VKM nr. 914, datë 

29.12.2014  

-Në 2 procedura prokurimi është vendosur kriteri që “OE të ketë në staf Mjekun e Shoqërisë nga 

muaji dhjetor 2014 e vazhdim”, duke vendosur kufizime kohore, kur VKM nr. 741, datë 

06.11.2003, e kërkon mjekun në mënyrë të përhershme. Kërkesa nuk është vendosur në asnjë nga 

procedurat e tjera të prokurimit, duke pabarazi dhe diskriminim dhe vepruar në papajtueshmëri me 

nenin 1, 2, 20 të LPP. 

-Në 8 procedura prokurimi, nuk ka asnjë të dhënë për përllogaritjen e fondit, nuk ka urdhër për 

ngritje të grupit të punës për hartimin e detyrës së projektimit, nuk ka të dhëna dokumentare se si 

është hartuar projekti dhe preventivi, nuk ka procedura marrje në dorëzim projekti, veprim në 

papajtueshmëri me nenin 59 të VKM nr. 914, datë 29.12.2014. 

-Në procedurën e prokurimit “Rivitalizimi i parkut perëndimor të qendrës dhe nënkalimi i unazës 

perimetrale”, është shpallur fitues BOE me mangësi në plotësimin e kritereve të kualifikimit, pasi në 

kontratën e bashkimit të përkohshëm të shoqërive nuk ka të përcaktuar punët konkrete që do të 

kryejë çdo OE, si dhe kur njëri nga OE nuk plotëson kriterin e numrit të punonjësve. Vlerësimi nga 

KVO, është në papajtueshmëri me kërkesat e LPP, pasi ka kualifikuar ofertues të cilët nuk 

plotësojnë kriteret për kualifikim kur duhet ti kishte skualifikuar dhe kërkuar anullimin dhe përsëritjen 

e procedurave. 

-Në 2 procedura prokurimi “Rivitalizimi i parkut perëndimor të qendrës dhe nënkalimi i unazës 

perimetrale” dhe “Rikonstruksion i shëtitores së bulevardit “Osumi”, janë shpallur fitues të njëjtit 

BOE, për të njëjtën shtrirje kohore të afatit të kontratës, kur kanë paraqitur të njëjtat makineri dhe 

fuqi punëtore. KVO, për tenderin e parë, nuk duhej ta shpallte fitues BOE pasi nuk plotëson numrin 

e fuqisë punëtore si dhe në kontratën e bashkimit të përkohshëm të shoqërive nuk ka të përcaktuar 

punët konkrete që do të kryejë dhe duhej ta kishte skualifikuar dhe kërkuar anullimin dhe përsëritjen 

e procedurave. 

-Në procedurën e prokurimit “Rikonstruksion dhe rikualifikimi urban i lulishtes perëndimore (loti 

opsional) dhe suplementi i sheshit qendror “Teodor Muzaka”, është shpallur fitues BOE me mangësi 

në plotësimin e kritereve të kualifikimit, pasi nuk plotëson kategoritë e licencës për punimet që ka 

marrë përsipër të kryejë si dhe numrin e punonjësve në përputhje me përqindjet e përcaktuara në 

kontratën e bashkimit përkohshëm të OE, veprim në papajtueshmëri me nenin 74 të VKM nr. 914, 

datë 29.12.2014.  

-Në procedurën e prokurimit “Rikonstruksion  i trotuareve, parmakëve dhe ndriçimit në segmentin 

Ura e Varur-Ura e Goricës”, kanë klasifikuar si ofertë të vlefshme të vetmin OE të mbetur në garë, 

kur nuk plotëson numrin e punonjësve, në papajtueshmëri me kërkesat e LPP, pasi ofertuesi duhet të 

ishte skualifikuar dhe kërkuar anullimi dhe përsëritja e procedurës. 

-Në 2 procedura prokurimi “Rikonstruksion i trotuareve, parmakëve dhe ndriçimit në segmentin Ura 

e Varur-Ura e Goricës”, dhe “Rikonstruksion dhe rikualifikimi urban i lulishtes perëndimore (loti 

opsional) dhe suplementi i sheshit qendror “Teodor Muzaka”, janë shpallur fitues të njëjtit BOE për 

të njëjtën shtrirje kohore të afatit të kontratës, kur nuk plotësojnë kushtet për kualifikim pasi kanë 

paraqitur në 11 raste të njëjtat makineri dhe të njëjtën fuqi punëtore. KVO, nuk duhej ta shpallte 

fitues BOE dhe duhej ta kishte skualifikuar dhe kërkuar anullimin dhe përsëritjen e procedurave. 

-Në procedurën e prokurimit “Rehabilitimi i fasadave përgjatë bulevardit Republika”, është shpallur 

fitues OE në kushtet kur nuk plotëson kërkesën për përvojë të suksesshme në ekzekutimin e punëve 

të ngjashme të së njëjtës natyrë, si dhe kur nuk konfirmon shlyerjen e detyrimeve të energjisë 

elektrike, ndërkohë ka s`kualifikuar OE, me vlerë më të ulët, në të njëjtat kushte për vërtetimin e 

pagesës së energjisë elektrike duke vepruar me dy standarde vlerësuese dhe në papajtueshmëri me 

nenet 1, 2, 51 dhe 53 të LPP, si dhe dëm ekonomik në vlerën prej 3,842 mijë lekë. 

-Në procedurën e prokurimit “Rikonstruksion dhe rikualifikim i parkut “Dëshmorët e Kombit”, 

trotuareve dhe unazës perimetrale”, ku është s`kualifikuar pa të padrejtë BOE me ofertë më të ulët, 

rezulton se OE ankues dhe i shpallur fitues disponon të dhëna të hollësishme për dokumentacionin e 

OE të skualifikuar, kur dokumente e ngarkuara në sistemin e prokurimit, përpunohen e ruhen që të 

sigurojnë integritetin dhe konfidencialitetin e ofertave.  

-Në procedurën e prokurimit  “Rikonstruksioni i trotuareve rruga Antipatrea, segmenti gjykatë 

Bashki”, KVO ka s`kualifikuar me të padrejtë OE, me vlerë më të ulët të ofruar, duke shkaktuar 

dëm ekonomik prej 964 mijë lekë, duke vepruar  në papajtueshmëri me nenin 1 të LPP dhe nenin 

66 të  VKM nr. 914, datë 29.12.2014. 

KLSH, duke i konsideruar veprimet e kryera nga K.GJ. në cilësinë e Kryetarit të NJHDT, M.K. 

në cilësinë e anëtarit të NJHDT, R.K. në cilësinë e anëtarit të NJHDT, E.P.  në cilësinë e Kryetarit 

të KVO, M.S. në cilësinë e Anëtarit të KVO dhe L.B. në cilësinë e anëtarit të KVO, apo dhe 

personave të tjerë të cilët mund të rezultojnë si përgjegjës gjatë hetimeve, si veprime me pasoja të 

rënda për interesat e ligjshme të shtetit dhe të dënueshme sipas ligjit nr. 7895, datë 27.01.1995 

“Kodi Penal i Republikës së Shqipërisë”, me shkresën nr. 1104/14 datë 29.06.2016, ka bërë 

kallëzim pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor, Berat, për konsumimin e elementëve të figurës së 

veprave penale të “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tender apo ankande publike” dhe 

“Shpërdorimit të detyrës” parashikuar nga nenet 258 dhe 248, të Kodit Penal.