Blushi: Rama para Merkelit, si një nxënës i paaftë që u kap me kopje

483
Sigal

 Gazeta Telegraf/

“Një nxënës i
paaftë që s’ka bërë detyrat dhe është kapur me kopje në provim” kështu e
komentoi themeluesi i LIBRA-s dhe deputeti Ben Blushi, takimin e kryeministrit
Rama me kancelaren Merkel. Me një koment të shkurtër në profilin e tij në
Facebook, Ben Blushi shkruan “me sa duket pesha e kriminalizimit të politikës,
kanabizimit masiv, mungesës së reformave të qëndrueshme dhe dyshimi tek
zgjedhjet e ardhshme po e vështirësojnë ëndrrën evropiane të Shqipërisë.
Postimi i Ben Blushit: “Nuk kam parë dhe ndoshta nuk do shoh më një
Kryeministër më te mërzitur në Ditën e Pavarësisë së vendit të vet. Me sa duket
pesha e kriminalizimit të politikës, kanabizimit masiv, mungesës së reformave
të qëndrueshme dhe dyshimi tek zgjedhjet e ardhshme po e vështirësojnë ëndrrën
evropiane të Shqipërisë. Kancelarja e Gjermanisë ishte e qartë, Kryeministri i
Shqiperisë nxinte. Dukej si një nxënës i paaftë që s’ka bërë detyrat dhe është
kapur me kopje në provim. Ka ardhur koha të mbajë përgjegjësi, që për tre vjet
kërkoi të na çojë në Evropë jo me punë, por me barcaleta bajate! Sa e hidhur
kur ndodh në 28 nëntor! Kemi 500 vjet që jemi nisur dhe s’po arrijmë dot”.