Kancelarja Merkel përgënjeshtron kryeministrin Rama: Vettingu nuk është i vetmi kusht për hapjen e negociatave

478
Sigal

Gazeta Telegraf/

Në një
konferencë ku nuk u lejuan pyetjet e gazetarëve, Shqipëria nuk mori lajmin e
shumëpritur për nisjen e bisedimeve të anëtarësimit në Bashkimin Evorpian dhe
aq më tepër kancelarja Merkel nuk përgënjeshtroi deklaratat e kreut të grupit
parlamentar CDU-CSU, Gynter Kirshbaum bërë në Tiranë për një listë me kushte që
duhen përmbushur përpara se Brukseli të hapë dritën e gjelbër për negociatat.

Në fytyrën e
kryeministrit nuk pati entuziazëm dhe, ndoshta për të, ka qenë një nga
konferencat më të sikletshme pasi praktikisht nuk mori asgjë përveç frazës
klishe se Gjermania mbështet Shqipërinë në Bashkimin Evropian. Kancelarja
Merkel ishte e drejtpërdrejtë dhe konkrete për atë, se çfarë i kërkohet
Shqipërisë për hapjen e negociatave me Bashkimin Evropian. As më shumë e as më
pak ato që përmendi edhe Kirshbaum në Tiranë. Madje duke nënvizuar se reforma
në drejtësi është vetëm një prej kushteve.

“Është e
rëndësishme që rruga e reformave të vazhdojë. KE-ja ka vendosur 5 prioritete
dhe ndër to, është reforma në drejtësi. Zbatimi i qëndrueshëm i kësaj reforme
është kusht për integrimin. Lufta kundër krimit dhe korrupsionit janë hapa që
duhen kryer në mënyrë të përhershme. Kam parasysh edhe zgjedhjet që do të ketë
Shqipëria. Unë besoj, që janë arritur gjëra të rëndësishme. I uroj
mirëseardhjen kryeministrit shqiptar dhe më në detaje do të diskutojmë më
vonë”- tha Merkel.

Megjithë
qëndrimin e qartë të Merkelit për listën e kushteve ku përfshihen dhe zgjedhjet
e qershorit, kryeministri u mundua ta përkthejë fjalën e kancelares si
konfirmim i asaj që thotë qeveria, se kusht i vetëm për hapjen e negociatave
është zbatimi i Ligjit të Vetingut.

“Unë sot jam
krenar që pasi u takuam në Berlin dhe ju ma bëtë të qartë, që për t’u bërë vend
në BE e kemi mbështetjen tuaj, por na duhet reforma. Sot e kemi në kartën
kushtetuese, të kryer këtë detyrë vetëm në letër, se tani është koha për ta
implementuar dhe jemi mirëkuptues. E mbështesim kushtin e KE-së për çeljen e
negociatave që të nisim zbatimin e Vetingut për gjykatësit dhe prokurorët,
ashtu si nuk e vë në diskutim, se progresi në të 5 prioritet duhet të jetë i
vazhdueshëm”, deklaroi kryeministri, dukshëm i zhgënjyer nga atmosfera që gjeti
në Berlin ndaj  pritshmërive të tij.