Garda rrethon sërish hyrjen! Berisha shkon në Kuvend: Deputetët të gatshëm për çdo sakrificë

45
Sigal

Ish-kryeministri Sali Berisha ka mbërritur në Kuvend, ku garda është bërë gardh tek hyrja e Kryesisë.

Në një deklaratë për mediat, Berisha u shpreh se asgjë nuk do të mund të ndalë protestën e deputetëve të opozitës, të cilët sipas tij, janë gatshëm për sakrifica të mëdha.

Berisha theksoi se mbyllja e portës së Kryesisë së Kuvendit për të mos lejuar hyrjen e deputetëve të opozitës është degradim ekstrem i pushtetit.

Sali Berisha: “Asgjë nuk do të mund të ndalë protestën e deputetëve të opozitës në mbrojtje gjer në sakrifica të mëdha, të të drejtave kushtetuese.

Akti i djeshëm regjistrohet si akti më i turpshëm në historinë e një Parlamenti, ku Rama urdhëroi Lindën e Parlamentit të mbyllë me dry dyert e Parlamentit në të cilët ata janë anëtarë dhe kanë imunitetin e tyre, Këto akte tregojnë degradimin ekstrem të një regjimit.”

Një ditë më parë (6 nëntor) Garda ndaloi hyrjen e deputetëve të përjashtuar të opozitës të futeshin brenda ambienteve të godinës, duke detyruar një pjesë të tyre të futen brenda nga dritarja e një prej zyrave të Kuvendit.