Korreshi shpërthen në Komisionin e Ligjeve, përplaset me deputetët e PS: Pse jeni online, o plehra

42
Sigal

Mbledhja e online e komisioneve parlamentare ka shkaktuar reagime të ashpra nga ana e deputetëve të opozitës.

Dhurata Çupi, Saimir Korreshi, Dashnor Sula dhe deputetë të tjerë janë futur në ambientet e Komisionit të Ligjeve, aty ku ishin të pranishëm tre deputetë të Partisë Socialiste, të cilët ishin  prezent në mbledhjen online.

Por deputetët e opozitës i kanë kërkuar shpjegime përse mbledhjet bëhen online, ndërkohë që të gjithë janë fizikisht.

“Pse hyni online ju, ne jemi të gjithë fizikisht”, dëgjohet të thotë Dhurata Çupi.

Saimir Korreshi iu është drejtuar duke i thënë se përse janë online kur deputetët janë prezentë.

Korreshi: Pse jeni online, o plehra?

E njëjta situatë ndodhi edhe në Komisionin e Veprimtarisë prodhues, ç’ka ka bërë që mbledhja të ndërpritet për t’u shtyrë në orën 12:30.