E rëndë/ 57-vjeçarja i jep fund jetës në Elbasan, vuante nga probleme të shëndetit mendor

50
Sigal

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në qytetin e Elbasanit ku një 57-vjeçare i ka dhënë fund jetës, duke u vetëvarur. Mësohet se viktima është Sh.S 57-vjeç, e cila vuante nga probleme të shëndetit mendor.

“Më datë 06.11.2023, në fshatin Katund i Ri, është gjetur nga familjarët, e vetëvarur, në afërsi të banesës, shtetasja Sh. S., 57 vjeçe, e cila vuante nga probleme të shëndetit mendor”, njofton policia.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.