“Shqipëria buzë greminës financiare”, Meta akuza Ramës për buxhetin 2024: Profesionet e lira, të diskriminuara

46
Sigal

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta në një konferencë për mediat hodhi akuza ndaj qeverisë Rama për buxhetin 2024. Meta nënvizoi se mbyllja antikushtetuese e Parlamentit i shërben vetëm korrupsionit shtetëror të Edi Ramës dhe qëllimit mafioz për t’i fshehur shqiptarëve buze greminën e madhe financiare ku është vendosur Shqipëria.

Meta nënvizoi se Shqipëria ka performacën më të ulët të mbledhjes së të ardhurave dhe ndërkohë e cilësoi taksën ndaj profesioneve të lira një skandal.

Sipas Metës paketa fiskale e propozuar nga qeveria ka efekte negative.

“Paketa fiskale e propozuar nga Qeveria do të ketë vetëm efekte negative për ekonominë, sepse rrit në vazhdimësi barrën fiskale për biznesin dhe konsumatorët dhe do të rrisë barrën fiskale për profesionet e lira deri në 23%. Ky buxheti tregon fytyrën e tij anti sociale, sepse sipas sektorëve të ndryshëm, ai vetëm i ul shpenzimet sociale. Nuk ka rritje për pagesat e papunësisë. Fondi për rritjen e pensioneve për vitin 2024 parashikohet vetëm 4.1 miliard lekë (rreth 38 milionë Euro) ose një rritje vetëm 2.1% e fondit total të sigurimeve shoqërore, që nuk realizon as indeksimin për nivelin e inflacionit. Nuk ka të parashikuar asnjë fond për mbështetjen e familjeve dhe shtresave më të varfëra nga rritja e mëtejshme e çmimeve në vitin në vazhdim dhe në vitin 2024.  Rritja e barrës fiskale per vitin 2024 bazohet tek lojrat akciza e cigareve, lojrat e fatit dhe rritjen e taksimit të profesioneve të lira. Kjo taksë e fundit, një taksë që stimulon largimin e trurit dëmton veçanërisht profesionet shumë të kërkuara si mjekët por dhe ekspertë të fushave të ndryshme. Profesionistë të cilët vuajnë një diskriminim fiskal”, u shpreh Meta./