Gafa e Margaritit: S’jetohet nën rrënojata 3 mijë vjeçare të Durrësit

167
Sigal

Amfiteatri i Durrësit dhe zbulimet e tjera arkeologjike në këtë qytet, pritet të kenë të njëjtin fat si Butrinti. Ministria e Kulturës nisi dëgjesat publike për hartimin e planit të menaxhimit të dy zonave arkeologjike në Durrës, ku ashtu si në rastin e Butrintit, pas koncensionit qëndron Fondacioni Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim. Por ndryshe nga rasti i Butrintit, në Durrës për t`i hapur rrugë këtij projekti pritet të shemben disa banesa, gjë të cilën e justifikoi me dëmtimet nga tërmeti. Por ministrja u nxor zbuluar nga qytetari, i cili tregoi se shembja e banesave nuk ka lidhje me tërmetin. E zënë ngushtë ministrja Margariti u detyrua të përgënjeshtrojë veten. Por teksa ministrja u mundua të minizonte dëmin, duke thënë se do të shemben vetëm disa shtëpi, ajo u nxor përsëri zbuluar nga kryebashkiakja e Durrësit, Emirjana Sako, e cila deklaroi se do të shemben mbi 80 objekte duke nisur nga zona e amifteatrit. E papërgatitur dhe e zënë ngushtë nga pyetjet e gazetarëve, Margariti bëri të tjera gafa, duke deklaruar se në pamundësi për t`u kujdesur për pasuritë arkeologjike, më mirë është rigroposja e tyre, duke justifikuar rastin e zbulimit të lagjes romake pranë Portit, e cila u betonizua për të ndërtuar velierën që u ka kushtuar shqiptarëve plot 10 milionë euro. Por ndryshe nga sa deklaron ministrja, në rastin e mbulimit të lagjes romake në vendin ku është ndërtuar veliera, nuk është zbatuar asnjë rregull i konservimit nëpërmjet rimbulimit të sistit arkeologjik.