Fyle te Inva Tare: “Nuk do të ketë raport për Shqipërinë”

472
Sigal

Komisionieri Evropian për Zgjerimin dhe Politikën e Fqinjësisë Stefan Fyle, ka dhënë një intervistë ekskluzive për Tonight Ilva Tare në “Ora Nevvs”. Pyetjes pse zgjodhët të merrnit pjesë në një aktivitet me praninë e shoqërisë civile, akademikëve, medias dhe qytetarëve për t’u kërkuar angazhimin e tyre të drejtpërdrejtë në procesin e integrimit, komisioneri Fyle u përgjigj: “Së pari, ne kemi thënë se, perspektiva europiane nuk i përket vetëm qeverisë, por edhe shumë aktorëve të tjerë që duhet të marrin pjesë në këtë proces dhe shoqëria. Ndërsa pyetjes pse nuk ishin përfaqësuesit e qeverisë, Stefan Fule tha: -“Natyrisht që më vjen keq që përfaqësuesit e PD-së nuk ishin të pranishëm në event. Unë shpresoj që politikanët shqiptarë dhe të gjithë ata që janë të përfshirë në përgatitjen e zgjedhjeve do të dërgojnë një mesazh shumë të qartë, jo vetëm për qytetarët shqiptarë, por edhe për komunitetin ndërkombëtar që ne mund të bëjmë zgjedhjet të lira dhe të ndershme”. I pyetur nëse në prill do të ketë raport për progresin e Shqipërisë, Fule tha: “Nuk mendoj që do të kemi një raport për Shqipërinë. Potë ketë progres dhe të kemi diçka për të raportuar, unë do të jem i pari që do të shtyj që të dalë ky raport. Por, po s’pati progres nuk do të ketë raport. I pyetur për retorikën nacionaliste, Fule u përgjigj: “Unë shpresoj që të shmangim retorikën nacionaliste, e cila, jo vetëm në këtë rajon, por edhe në vende të tjera të Bashkimit Europian po na bën të gjithëve të mos ndjehemi mirë”.