Do të bëhesh pjesë e bashkëqeverisjes me Ramën? Ke edhe 10 ditë kohë

484
Kryeministri Edi Rama ka njoftuar të gjithë ata që janë të interesuar që të jenë pjesë e zyrës së re të bashkëqeverisjes se kanë edhe 10 ditë kohë nga afati i mbylljes së aplikimeve. Teksa shprehu falenderime për aplikimet e deritanishme, kreu i qeverisë përmes një postimi në rrjetin e tij social Facebook nënvizoi edhe disa elementë me rëndësi që duhet të kenë parasysh të interesuarit. “Zyra e re e bashkëqeverisjes (5). Kur mbeten edhe 10 ditë nga afati fundor, numri i aplikimeve për t’u punësuar në Zyrën e Bashkëqeverisjes me qytetarët ka shkuar 231. Falënderojmë të interesuarit për aplikimet e tyre sipas kërkesave të aplikimit, për të cilin rikujtojmë se kërkohet Letër Motivimi (pse dua të punoj në këtë zyre) + CV + 2 letra rekomandimi të kandidaturës (nga ish-dekanë ose pedagogë të fakultetit ku aplikanti ka kryer studimet; punëdhënës të mëparshëm; figura të respektuara të komunitetit ku aplikanti ka banuar apo banon aktualisht). Përndryshe aplikimi konsiderohet i pavlefshëm. Aplikimet janë të hapura deri në 27 gusht. Të gjithë ata që lexojnë për herë të parë për këtë zyrë të posaçme, e cila do të ngrihet menjëherë me krijimin e qeverisë së re, mund të marrin një informacion të plotë në postimin nr.1 me të njëjtin titull. Faleminderit. Grupi i Punës për ngritjen e Zyrës së Bashkëqeverisjes”, shkruan Rama.
Sigal