Qytetet më të mira dhe më të këqija për të jetuar

633
Njësia e Inteligjencës së The Economist ka publikuar Raportin e Jetueshmërisë Globale për 2017-n. Për të shtatin vit radhazi, Melburni në Australi është qyteti më i mirë për të jetuar. Edhe pse pesë qytetet më të mira mbeten të pandryshuara, në vitet e fundit është vënë re një rritje e destabilitetit në mbarë botën, duke shënuar rënie të pikëve për shumë qytete.
Në Europë, qytetet janë prekur nga përhapja e kërcënimit prej terrorizmit në rajon. Në të njëjtën kohë, qytete si Reikjaviku, kryeqytet i Islandës dhe Amsterdami, kryeqyteti i Holandës, kanë shënuar përmirësime nga rënia e nivelit të krimeve, shtimi i aktiviteteve kulturore, prej të cilave është shënuar përmirësim i kushteve të jetesës.
10 më të mirët
Në listën e dhjetë qyteteve që ofrojnë kushtet më të mira për të jetuar janë 3 qytete australiane, prej të cilëve Melburni kryeson listën; 3 qytete kanadeze, 3 europiane, dhe qyteti i Auckland në Zelandën e Re.
Nga qytetet europiane, i dyti në listë është Vjena, i cili shënon pikët maksimale për shërbimet shëndetësore dhe për infrastrukturën. Në vendin e parafundit dhe të fundit, renditen Helsinki dhe Hamburgu, të dy me pikë maksimale për shërbimet shëndetësore.
10 qytetet e fundit për të jetuar
Sipas renditjes nga Njësia e Inteligjencës së The Economist, dhjetë qytetet e fundit për të jetuar janë vende ku po zhvillohet luftë apo konflikte civile. Në vend të fundit renditet qyteti i Damaskut në Siri. Nga qytetet e renditura, 9 bëjnë pjesë në rajonin e Lindjes së Mesme apo të Afrikës. Kievi është i vetmi qytet europian, i cili renditet i 131 për të jetuar. Sipas raportit, Kievi shënon pikë të ulëta për sa i përket stabilitetit, ku pas konfliktit me Rusinë për rajonin e Krimesë, Ukraina ka përkeqësuar renditjen.


Sigal