Frikë nga protesta e opozitës, administratës i shpërndahet një SMS në mes të natës

469
Sigal

Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar në Facebook mesazhin e një qytetari, i cili rrëfen se të enjten në qytetin e Vlorës do të ketë kontrolle nga drejtuesit nëpër institucione për të parë nëse ka mungesa ose jo.

Sipas denoncuesit kjo bëhet për të shmangur çdo pjesëmarrje në protestë nga ana e punonjësve të administratës.

“Mirëmbrëma doktor. Këtu në Vlorë pushtetarëve u ka hyrë frika në palcë dhe po u bëjnë presion punonjësve të institucioneve se kanë frikë mos shkojnë në miting nesër. Ky është mesazhi që po ju dërgojnë të gjithë punonjësve: 

“Mirëmbrëma. Ju kërkoj ndjesë për orarin. Nesër do të ketë kontroll nga institucionet që jemi ne varësi. Kështu që s’duhet të ketë vonesa ne 8.00 te gjithe të jenë prezent. Lajmëroni vartësit. Natën”, thuhet në mesazhin e publikuar nga ish-kryeministri Berisha.