“Foltorja” me rininë, Berisha: Bashkë do të krijojmë opozitën e vërtetë

146
Ish-kryeministrin, Sali Berisha, i cili ka mberritur ne Fier, duke folur ne kuader te takimeve me demokratet ne te gjitha qytetet e Shqiperise, takime te cilat i ka emeruar “Foltorja”. Synimi i ish-kryeministrit eshte “te ktheje PD-ne ne vlerat e meparshme”. Berisha nderkohe eshte shpallur non-grata nga SHBA dhe eshte perjashtuar nga grupi parlamentar i PD. /r/n/r/nFormer Prime Minister, Sali Berisha, who has arrived in Fier, speaking in the framework of meetings with Democrats in all cities of Albania. The aim of the former prime minister is "to return the DP to its previous values". Berisha, meanwhile, has been declared non-grata by the US and has been expelled from the DP parliamentary group.
Sigal

Ish-kryeministri Sali Berisha ndodhet si kurrë më parë në një takim me qindra e mijëra të rinj në kuadër të “Foltores”. Berisha shprehu besimin se bashkë me ta shumë shpejt do të krijojë opozitën e vërtetë për rrëzimin e narkoshtetit të Edi Ramës.

“Kjo është foltorja më e rëndësishme, më vendimtarja, në përpjekje për një rindërtim të plotë të PD, për shndërrimin e saj në një opozitë të vërtetë opozita. Dhe ju garantoj se besimin tim e kam të bazuar sepse e di që ju jeni të rinjtë e idealeve më të pastra të shoqërisë shqiptare.

Unë e di se guximi juaj është më i madhi, më i pakufishëm se i gjithë të tjerëve. Ndaj besoj se kjo “Foltore” do të jetë një shtytje e madhe për mbarë shoqërinë dhe në radhë të parë për PD, e cila ndodhet në këto momente në një moment kritik.

Kam bindjen se së bashku do të krijojmë me shpejtësi opozitën e vërtetë shqiptare dhe njëlloj si 30 vite më parë nënat dhe baballarët tuaj përmbysën diktaturën komuniste, ne do të përmbysim narkoshtetin”, tha Berisha.