Foltorja e Tropojës/ Basha humb qetësinë: Në 18 dhjetor demokratët do të vijnë te unë

315
Sigal

Mesazhet e demokratëve nga Foltorja e Tropojës dhe akuzat e ish-kryeministrit Sali Berisha kanë bërë që Lulzim Basha të humbë qetësinë. 

Në një reagim në Tëitter Basha nuk përgjigjet për akuzat e forta të Berishës në adresë të tij, por thotë se demokratët do të shkojnë te ai në Kuvendin e 18 dhjetorit.

Nuk është e qartë se për cilët demokratë flet Lulzim Basha, në një kohë kur dihet tashmë botërisht se mbi 5 mijë delegatë vendimmarrës kanë konfirmuar me firmat e tyre Kuvendin Kombëtar të 11 dhjetorit.

Postimi i Bashës
Sali Berisha e di që demokratët po konfirmojnë pjesëmarrjen në Kuvend dhe përhap lajme të rreme, duke dashur t’i poshtërojë ata. Demokratët do të vijnë në Kuvend më 18 Dhjetor sepse duan bashkimin jo përçarjen, duan fitoren, jo izolimin e PD. Asnjë trillim dhe mashtrim nuk i’a zgjidh hallin Sali Berishës, sepse beteja e tij është për interesa personale, jo për demokratët. 

Asnjë trillim dhe mashtrim nuk i’a zgjidh hallin Sali Berishës, sepse beteja e tij është për interesa personale, jo për demokratët.

Image

Image