Floida Kërpaçi: Uragani LSI është i pandalshëm, ndryshimi është i pashmangshëm, në 25 Prill realizojmë përmbysjen e madhe

182
Sigal

Kandidatja e LSI-së për deputete në Qarkun e Tiranës Floida Kërpaçi, nga sheshi “Nënë Tereza” në Tiranë ku u mbajt mitingu madhështor dhe përmbyllës i fushatës së LSI-së deklaroi se populli i Tiranës e ka vendosur, 11 mandate të padiskutuara për LSI-në në Tiranë dhe fitorja fillon nga ky shesh dhe nis nga secili prej jush.

Fjala e Floida Kërpaçit: 

“Të dashur qytetarë, miq, simpatizantë të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Populli i Tiranës e ka vendosur, 11 mandate të padiskutuara për LSI-në në Tiranë dhe fitorja fillon nga këtu, nis nga ky shesh, nis nga secili prej jush! Ky shesh i mbushur si asnjëherë më parë, tregon se uragani LSI është i pandalshëm, ndryshimi është i pashmangshëm dhe të gjithë bashkë në 25 Prill realizojmë Përmbysjen e Madhe. LSI është partia e te rinjve. LSI ka vizion dhe bindje nevojën që vendi të drejtohet nga të rinjtë, ndaj dhe jemi e forca politike me numrin më të lartë të kandidatëve të brezit të ri. Vota Rinore do të jetë e gjitha për LSI në 25 Prill, sepse programi ynë për të rinjtë rikthen shpresën dhe besimin për të qëndruar në Shqipëri, hap vende të reja pune të mirëpaguara për gjeneratën e re.

Ne do të marrin 11 mandate në Tiranë dhe fitore spektakolare në Shqipëri, sepse qytetarët e Tiranës dhe gjithë Shqipërisë e dinë shumë mirë se kur LSI e jep fjalën, LSI e mban fjalën! Qytetarët e dinë shumë mirë që LSI është parti që i ndihmon njerëzit, që e mbështet rininë, që i del për Zot vendit në çdo sfidë të brendshme, apo të huaj që mund t’i kanoset. Ky është momenti që secili nga ne të marrim nën kontroll të ardhmen tonë. Kush voton Edi Ramën merr paketë dhe Erion Veliajn e vrasjes së shpresës. Kush voton ndryshimin e dërgon në shtëpi Ramën dhe Veliajn dhe të gjithë sojin e tyre që shesin dinjitetin për pushtet. Ndaj, le t’i kthejmë ato kuti votimi në kuti të ndryshimit të madh! 25 prilli realizon përmbysjen e madhe, dhe ne do ta bëjmë Shqipërinë shtëpinë tonë. Ndaj thirrja ime sot për çdo të ri është: Dil dhe voto! Dil dhe vendos! Ky është momenti ynë! Vota për LSI-në është votë për punësim të mirëpaguar të rinisë! Vota për LSI-në është votë për arsim cilësor! Vota për LSI-në është votë për fitoren e së mirës mbi të keqen! Për fitoren e vlerave mbi antivlerat! Për fitoren e kandidatëve të ndryshimit mbi kandidatët e krimit! Vota për LSI-në është investim që Shqipëria të jetë shtëpia e të rinjve. Ndaj këto ditë që kanë ngelur flisni me çdo njeri dhe në datë 25 prill merri dhe miqtë dhe shokët, familjarët dhe të shkojmë të gjithë bashkë për të votuar! Fitore ! Fitore ! O sot o kurrë!”, deklaroi kandidatja e LSI-së për deputete në Tiranë, Floida Kërpaçi.