Floida Kërpaçi: Kjo qeveri u ofron të rinjve vetëm alternativën e braktisjes së vendit

906
Sigal

Çfarë e pengon qeverinë për të rritur buxhetin për të rinjtë. Është mungesë prioritetesh? Nuk ka prioritetin e duhur për t’i dhënë mbështetje të rinjve dhe sheh vetëm alternativën për ta larguar? A ka përfituar qeveria shqiptare ose a ka parashikuar ndonjë fond për studimin e tregut të punës? Sepse është jashtëzakonisht shumë e rëndësishme të kemi një studim të tregut të punës në mënyrë që të gjithë ne këtu e dimë që të bëjmë një parashikim dhe ti orientojmë të rinjtë drejt nevojave që ka tregu. Dhe për sa i përket dhunës apo abuzimeve, unë personalisht do të gjykoja si një neglizhencë sepse nuk shoh që të ketë mbrojtje ligjore. Kemi parë mjaftueshëm raste të të rinjve që kane denoncuar dhe në fakt më mbrapa janë ndier të kërcënuar sepse nuk kanë pasur mbrojtje ligjore nga shteti. Çfarë aktivitetesh rinore keni parashikuar se atëherë nuk i dinit çfarë aktivitetesh do bënit. Çfarë aktivitetesh keni bërë deri tani? Çfarë fondi është shpenzuar dhe a jeni konsultuar ju me të rinjtë për këto aktivitete rinore? A përmbushin këto nevojat që kanë të rinjtë? Apo këto bëhen sepse duhet të përmbushim vetëm disa dokumente dhe disa strategji dhe pastaj se për çfarë kanë nevojë të rinjtë nuk mendon njeri?