Qendrat Shëndetësore rrënohen në çdo qark, fondet e shëndetësisë publike i përfitojnë koncesionarët

464
Sigal

Qendra Shëndetësore në Zemblak të bashkisë së Maliqit është rrënuar kaq shumë, sa aty as kafshët nuk mund të strehohen. Fatin e kësaj qendre shëndetësore e kanë edhe dhjetëra qendra të tjera shëndetësore, të cilat po braktisen, sepse shteti nuk investon më, nuk ka më as personel që t’u shërbejë komunitetit. Ndërkohë, që miliona euro në vit nga fondi për Shërbimin Shëndetësor Publik paguhen për koncesionet që ka dhënë qeveria në këto 5 vite për shërbimet shëndetësore publike. Koncesione, që deri tani nuk kanë bërë investime as në pajisjet spitalore, dhe as investime në ndërtimin e godinave spitalore të reja, madje, as në mirëmbajtjen e godinave ekzistuese dhe as ka shtuar vendet e punës me mjekë, infermierë, etj.