Fjalimi i Walker në Reçak: Në janar 1999 ndodhi masakër. Bota duhet ta njohë

625
Sigal

Ish-shefi i misionit të OSBE-së në Kosovë dhe njeriu që doli publikisht para 21 vitesh duke dhënë alarmin për krimet serbë në Kosovë, William Walker bëri homazhe në Kompleksin Përkujtimor në Reçak.

Walker mbajti një fjalim emociunes përpara të ftuarve i cili u shoqërua dhe me duartrokitje të gjata.

Ndër të tjera Walker tha se nuk do të rreshte së dëshmuar se ajo çfarë ndodhi në Reçak në janarin e 1999 ishte një masakër. Kjo është e vërtetë aq e vërtetë sa toka është e rrumbullakët.

Fjalimi i plotë:

Faleminderit për ftesën që të vizitoj Kosovën dhe të jem në Kosovë. Të gjithë ju uroj mirëseardhjen. Dua të them pse vij në këtë ceremoni dhe e bëj sa herë.

Arsyeja e parë: Të vizitoj fshatin e Reçakut. Të takoj fshatarët që kam takuar 21 vite më parë, kur ishte në mes të një ngjarje të tmerrshme që kishte shkatërruar pothuajse tërë fshatin dhe kishte vrarë pothuajse të gjithë djemtë dhe burrat e fshatit.

Gjatë këtyre 20 vite më kanë bërë të isha më shumë pjesë e Reçakut. 21 vite më parë u dhashë besën fshatarëve të Reçakut se do të vija çdo vit dhe do të isha me ta për të kujtuar atë ditë të janarit të 1999.

Arsyeja e dytë: Të vizitoj popullin e Shtimës që kanë qenë shumë mbështetës për fshatarët e Reçakut. Për 15 vjet ka qenë vetëm komuna e Shtimës që ka organizuar këtë takim, e tani shoh që vijnë njerëz nga mbarë Kosova. Dhe doja të shihja që nuk janë vetëm komuna e Shtimës që kujton atë që ndodhi këtu por e gjithë Kosova, dhe çfarë ndodhi këtu.

Dy vite më parë pata kënaqësi të madhe të shihja Presidentin Hashim Thaçi të vijë këtu e të shfaqë interesin për mirëqenien e fshatit të Reçakut dhe të tregojë me fjalë të tij se çfarë kuptimi ka pasur kjo masakër në lindjen e shtetit të Kosovës.

Sot erdha me makinën e mikut tim , ministrit të Jashtëm Behgjet Pacolli. Jam ulur në krah të presidentit Hashim Thaçi dhe në krah të tij është vëllai, presidenti I Shqipërisë Ilir Meta. Kjo është kënaqësi e madhe.

Arsyeja e tretë që unë jam këtu sot, se kam parë dhe shumë pjesëtarë të komunitetit diplomatik që janë bashkuar këtu.

Kam kaluar 43 vjet në shërbimin diplomatik të SHBA e deri në këtë vizitë e kam pasur të vështirë të kuptoja se ku ishin ata kur kujtohej kjo ngjarje makabre.

Nga ambasadat dhe diplomatë më është thënë se ata nuk duan të rindezin historinë e Masakrës së Reçakut sepse në këtë mënyrë do të ndalonte procesin e pajtimit mes Serbisë dhe Kosovës si viktimë të asaj lufte. Sinqerisht nuk e kuptoj.

Nuk është një takim ku ne rigjenerojmë urrejtjen. Nuk vij këtu për tju treguar histori të tmerrshme të asaj që ka ndodhur. Vij për të kërkuar drejtësi për viktimat e Masakrës së Reçakut. Vij sepse besoj se komuniteti ndërkombëtar duhet të njohë të vërtetën që ka ndodhur këtu.

Siç dihet nga pak njerëz që kanë mbetur, që thonë se këtu nuk ka pasur asnjë masakër, se është një gënjeshtër dhe ne kemi krijuar dëshmi të rrejshme të të vrarëve.

Përsëris e kam shumë të vështirë ta besoj këtë sepse ajo që ka ndodhur më 15- 16 janarit është përtej dyshimit: nëse ka ndodhur apo jo
Krahasoj njerëzit që vazhdojnë të mohojnë masakrën e Reçakut me ata që njerëz që ende besojnë se toka është e rrafshët. Dhe ka shumë.

Dëshmia është masive se toka është e rrumbullakët. Ka njerëz, pak, që besojnë se njeriu nuk ka shkuar kurrë në hënë, që është mashtrim total, përkundër të gjitha dëshmive që prezantohen.

Dëshmia rreth asaj që ka ndodhur në Reçak, në atë ditë të keqe është masive.
E kuptoj se ka njerëz të rinj, që ishin fëmijë kur ndodhi masakra, dhe tani janë të rinj dhe nuk munden plotësisht të kuptojnë se çfarë ka ndodhur në Reçak. Dhe dëgjojnë njerëz me tituj të mëdhenj që thonë se ka qenë mashtrim.

Prandaj unë vij çdo vit në Kosovë e Reçak për të bindur secilin që takoj se Reçaku nuk është “fake” nuk është gënjeshtër.

E vërteta duhet të bëhet e ditur për të gjithë qytetarët përgjegjës të Kosovës Serbisë, Shqipërisë, Anglisë, Berlinit dhe të gjithë shteteve të Europës dhe të shtetit tim.
Siç e thashë jam zhgënjyer që iu desh më shumë se 20 vite që komuniteti ndërkombëtar të vinte këtu.

Kënaqem me dëshminë që u bë dje ku thuhet që Reçaku ishte krim, më mirë vonë se kurrë.

Jam këtu për herë të 14- 15 dhe me vullnet të zotit do të vij dhe vitin e ardhshëm. Jam shumë i lumtur që sivjet ka më shumë njerëz këtë vit.

Recaku do të thotë shumë për mua, për Kosovën dhe për të gjithë botën .