Deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili ka komentur fjalimin e kryeministrit Edi Rama në Këshillit e Europës ku përdori një fjalor të ashpër dhe kritika të forta ndaj tyre.
Vasili në një postim në Facebook shprehet bindshëm se pas këtij veprimi të kryeministrit u shua çdo shpresë dhe iluzion, duke i vënë vulën se Shqipëria me qeverinë e tij mund te ecë drejt Bashkimit Europian, teksa renditi dhe fakte të progres-raportit duke i cilësuar tronditëse.
Postimi i plotë i Vasilit:
Rama egersisht kunder Europes e BE dhe ne gjunje drejt Lindjes e narkomafies!
Raport Progresi i fundit i ve vulen dhe zhduk çdo iluzion se me Ramen dhe qeverine e tij Shqiperia mund te ece drejt Bashkimit Europian.
Rama ka prioritet vetem Lindjen e autokrateve pa demokraci, pa shtet ligjor ku paraja e piset dhe narkotrafiqet bejne ekonomine dhe asgjesojne shtetin e se drejtes.
Ndaj Raporti i Progresit eshte kembane alarmi per cdo politikan patriot dhe qytetar shqiptar qe do familjen dhe Shqiperine per tu ngritur ne kembe kunder Rames dhe qeverise egersisht antiEurope te rilindjes.
Faktet e Progres Raportit jane tronditese:
📌BE mbështeti Shqipërinë me 180 milionë euro ndihmë makro-financiare, të disbursuar plotësisht gjatë 2021. Qeveria përdori aktet normative në vend të procedurës së rregullt legjislative kundër kushteve të miratuara bashkarisht”,
📌 Ndërtimi i një inceneratori të ri në Tiranë paraqet shqetësime në rritje për sa i përket përputhshmërisë me acquis të BE-së për mbetjet, duke përfshirë hierarkinë e mbetjeve dhe objektivat e riciklimit,” thuhet në progres-raportin e fundit të Komisionit Europian.
📌 Raporti i cilëson politikat e menaxhimit të mbetjeve jo në përputhje me objektivat e riciklimit të BE-së dhe kuadrin ligjor pjesërisht të përafruar.
📌”Filluan punimet për ndërtimin e aeroportit të ri të Vlorës në Zonën e Mbrojtur Vjosa-Nartë në kundërshtim me ligjet kombëtare dhe mbrojtjen ndërkombëtare të biodiversitetit, konventa që tashmë janë ratifikuar,” thuhet gjithashtu në progresraport.
📌Legjislacioni për investimet strategjike ngre shqetësime për mbrojtjen të biodiversitetit, pasi mund të çojë në investime të mëdha turistike dhe industriale në zonat e mbrojtura,” thuhet në raportin e Komisionit Europian.
📌Miratimi i një amnistie tatimore dhe penale kundër këshillave të BE-së dhe Moneyval-it mund të rrezikojë përparimin në këtë fushë, si dhe luftën kundër pastrimit të parave.
📌Sa i përket shtetësisë, Shqipëria duhet të frenohet nga zhvillimi i një skeme të nënshtetësisë së investitorëve (pasaporta të arta) pasi do të përbënte rreziqe përsa i përket sigurisë, pastrimit të parave, evazionit fiskal, financimit të terrorizmit, korrupsionit dhe infiltrimit nga krimi i organizuar dhe do të ishte i papajtueshëm me acquis të BE-së”.
📌Rishikimet e shpeshta të buxhetit dobësojnë besueshmërinë fiskale.
📌Krijimi i disa agjencive qeveritare rreth Kryeministrisë, pa një kuadër gjithëpërfshirës drejtues dhe pa vëmendje sistematike ndaj linjave të mbikqyrjes dhe raportimit, ngre pikëpyetje në lidhje me standardet e administratës publike.
📌Mbikqyrja parlamentare mbetet e kufizuar.
📌Kryeministri nuk mori pjesë në asnjë nga katër interpelancat e thirrura me të.
📌Konsultimet publike dhe me shoqërinë civile mbeten të natyrës formale.
📌Shqipëria vazhdon të jetë vend origjine, tranziti dhe destinacioni i trafikimit të qenieve njerëzore.
📌Krimi gjeneron sasi të madhe parash përmes trafikut të drogës, evazionit fiskal, kontrabandimit dhe trafikimit të qenieve njerëzore.
📌Shqipëria nuk ka një strategji kombëtare për drogat dhe as observator kombëtar për drogat.
📌Trafikimi i drogës vazhdon të jetë forma më e përhapur e krimit të rëndë.
📌Autonomia e tyre fiskale mbetet e rrezikuar, për shkak se buxheti varet prej transferimit në nivel qendror. Aksesi i njesive vendore në fondet e BE vazhdon të jetë problematik për shkak të ndryshimeve të shpeshta të administratës dhe procedurave komplekse”, thekson progres-raporti.
📌Nuk është bërë progres në lirinë e shprehjes. Cënim i pavarësisë së medias, frikësimi i gazetarëve, mungesa e aksesit në institucionet qeveritare, mungesa e transparencës. Të sigurohet pavarësia e RTSH”