Prof.Daci: Opinioni Venecias kontradiktor, zgjedhjet antikushtetuese

162
Sigal

 

Prof. Asc. Dr. Jordan Daci

Juristi Jordan Daci, foli për zgjedhjet e 30 qershorit. Daci thekson se opinioni i Venecias është kontradiktor, duke shtuar se zgjedhjet ishin kontradiktore.“Opinioni i Venecias është kontradiktor dhe është jodetyrues për 30 qershorin. Duhet që të mundësohen zgjedhje të lira e demokratike. Zgjedhjet kanë qenë antikushtetuese. Qëndrimi i Kuvendit nuk duhet të merret si i tillë. GJK duhet që të injorojë argumentet politike. Qëndrimi i Kuvendit nuk është risi.Nuk është garantuar e drejta për të pasur vota të fshehta, nuk ka pasur mundësi që vota të ketë ndikim domethënës. GJK mund të konstatojë probleme dhe të kemi zgjedhje të parakohshme ose t’ju kërkojë forcave politike dhe Kuvendit të rikuperojë problemet ose konstaton boshllëqe ligjore që duhen mbushur. Në të dyja rastet, do çojë në zgjedhje të reja të përgjithshme. Me këte vendim, patjetër do të fitojë demokracia”, u shpreh Daci.