Fiton betejën me COVID-19, Ministrja Evis Kushi: “E lehtësuar, gati për të shërbyer me përgjegjësi dhe përkushtim”

86
Sigal

Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë Znj. Evis Kushi ka fituar betejën me COVID-19 dhe është rikuperuar plotësisht. Këtë e dëshmon edhe ajo vetë me një postim në rrjete sociale teksa shfaqet duke ecur në Parkun “Rinia” të Elbasanit.

“Një shëtitje në Parkun ‘Rinia’ Elbasan, pas rikuperimit të plotë nga beteja me COVID-19 dhe përpara rikthimit në një javë intensive pune dhe angazhimesh aktive, e lehtësuar dhe me dëshirën e madhe për të shërbyer me përgjegjësi dhe përkushtim” – nënvizon Ministrja Kushi në publikim.

Ndërkohë, ajo thekson rrezikun e virusit të pabesë dhe apelon për shumë vigjilencë nga të gjithë:

“Ndjesë që isha larg zyrës më gjatë nga sa e kisha menduar, por për të gjithë ata që ende nuk e besojnë sa i rrezikshëm është ky virus, jua them nga përvoja ime personale dhe e familjes sime. Kujdes dhe sa më shumë vigjilencë në respektimin e të gjitha masave parandaluese, për shëndetin tuaj dhe të familjarëve të dashur!” – shprehet Ministrja Evis Kushi.

Në fund të mesazhit të saj, Znj. Kushi i falenderon të gjithë nga zemra për mbështetjen dhe mesazhet inkurajuese që i janë dërguar gjatë këtyre ditëve!