Flet Xhelal Mziu: Largimet e deputetëve të djathtë kambanë alarmi, demokratët s’na i kanë borxh të zhgënjehen sërish në zgjedhje

101
Sigal

Largimi i fundit i deputetit të Vlorës, Fatjon Veizaj, duket se po alarmon demokratët.Mbas reagimit të Tritan Shehut, është Xhelal Mziu që prononcohet ashpër dhe bën thirrje për unifikim.

Mziu shprehet se : Largimet nga politika aktive dhe dorëheqjet nga kolegët deputetë, Fatjon Veizaj, Alfred Rushaj, Grida Duma, Mark Marku etj, është një këmbanë alarmi për Partinë Demokratike!

Partia Demokratike lindi si parti e shpresës, e fjalës së lirë, e konkurrencës, e tregut të lirë, e progresit dhe e integrimit perëndimor! Partia Demokratike sot është në situatën më kritike në 33 vite?!Partia Demokratike ka dalë jashtë kolonës së saj bazë, është futur në një spirale labirinthesh pa dritë dhe konflikt të brendshëm që duhet ta ndalim sa më parë.

Ne duhet të reflektojmë të gjithë e pa përjashtim për hir të 100 mijë demokratëve, për hir të gjysmës së shqiptarëve që besojnë te kjo alternativë. Ne duhet të veprojmë sa ende kemi kohë që erozioni mos të bëhet i pakthim.

Sot dominon egoja personale, konflikti, përjashtimi, lobimi regresiv, duke e rrudhur tej çdo limiti PD, nga “vulmbajtësit” apo “G29”! Simbolika e drekës së shumëlakuar, mirëpritur apo anatemuar e datës 26 dhjetorit nuk kishte tundim “pjatat”, por e rriti shpresën për demokratët e thjeshtë dhe fatkeqësisht nxiti “konfliktin” dhe hapi fronte të reja sulmi?! Është mëkat për demokratët, që me këtë qeverisje skandaloze në këto dhjetë vite, të mos jemi alternativa e shpresës dhe e fitores, më 14 maj 2023.

Fajin për demokratët e kemi ne! Fajin për eksodin dhe shqiptarët e ka qeveria e horrave sigurisht, por e kemi dhe ne opozita, pra PD!

Ne nuk e kemi luksin e përjashtimit dhe të përçarjes në këtë regjim të korruptuar dhe diktatorial!Të bashkuar ne ja dalim!Të bashkuar ne fitojmë!