Fitimet nga banesat të oligark Salillarit dhe Pallat Kapllanit”

264
Sigal

Lideri historik i demokrateve, Sali Berisha ka denoncuar me forcë shkatërrimin e pronave të qytetarëve në rrugën “5 Maji” në Tiranë dhe zona të tjera, për të cilat ata janë ngritur në protesta, duke drejtuar gishtin e akuzës tek “babëzia dhe hajnia” e bashkisë së Tiranës siç e cilësoi, në bashkëpunim me oligarkë dhe klientë edhe të ish-kryetarit të opozitës, Lulzim Bashës.“Midis atyre që iu prishën shtëpitë, – tha Berisha, –  janë njerëz me tapi 40-50 vjeçare, qytetarë që kanë lindur dhe janë bërë prindër aty. Që të gjitha janë ndërtuar para vitit 2014, vit në të cilin, gjer në atë vit, ligji parashikonte legalizimin para urbanizimit.Nuk jam për t’u penguar urbanizimi! nuk jam kundër ngritjes së qendrave dhe zhvillimit të territoreve! Jam në mënyrë kategorike kundër shkatërrimit të pronave të qytetarëve pa dëmshpërblimin e plotë në përputhje me rregullat e tregut!Edhe njëherë dua t’ju informoj se sipërfaqja e ndërtimit është 490 mijë metra katrorë.Nga këto 1200 familje që sistemohen nga tërmeti marrim mesatarisht 120 mijë metra katrorë së bashku.350 familje që iu rrafshohen banesat në rrugën “5 Maji” kërkojnë gjithsej 45 -50 mijë metër katrorë, sipas sipërfaqes, pra 9% të sipërfaqes së ndërtimit.Babëzia, hajnia bën që Bashkia e Tiranës me oligarkun famoz Sallilari dhe “Pallat-Kapllanin” e Lul Bravës të mos pranojnë  – kur çdo zhvillues tjetër jep të paktën 25% të sipërfaqes, – këta nuk pranojnë t’u japin 9% të sipërfaqes së këtyre banorëve! Është ekstreme kjo!” theksoi Berisha.