Tenderi 10 mld. lekë për naftën e fermerëve i paracaktuar

177
Sigal

Tenderi i hapur nga Ministria e Bujqësisë për blerje karburant për fermerët

 

Duke u justifikuar me rritje apo mbështetje për bujqësinë, blegtorinë, pemëtarinë, etj, etj, lëvron për individë apo për grupe të tëra miliona euro në formë grante. Por, ku shkojnë këto para’?!Natyrisht, te një grup i caktuaroligarkësh

 

Ministrja e Bujqësisë, Frida Krifca, është një nga emrat e rinj të kabinetit “Rama 3”. Nga biznesi privat, Krifca u katapultua në Këshillin e Ministrave, pasi pas çdo mbledhje qeverie del me një bllok dhe reciton vendimet kolegjiale të marra. Por, para disa muajsh, ajo ishte në krye të Agjencisë për Zhvillim Bujqësor dhe Rural (AZHBR), agjenci e cila lëvron qindra milionë euro “ndihma” për fermerët në të gjithë vendin, e ngjashme me Fondin Shqiptar të Zhvillimit, teksa donacionet evropiane kalojnë në ato zyra.

Dhe, duke u justifikuar me rritje apo mbështetje për bujqësinë, blegtorinë, pemëtarinë, etj, etj, lëvron për individë apo për grupe të tëra miliona euro në formë grante. Por, ku shkojnë këto para’?! Natyrisht, te një grup i caktuar njerëzish, ndërkohë që kjo agjenci, apo edhe Ministria e Bujqësisë, tenderojë miliona euro të tjera si mbështetje për bujqësinë.Në redaksi mbërritën informacione se tenderi i hapur nga Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, për blerje karburanti, është i paracaktuar. Një tender korruptiv që është hartuar për një firmë të caktuar, duke eliminuar garën dhe duke i dhënë firmës së preferuar të gjithë vlerën e akorduar. Normalisht, të tilla tenderë, fitohen me gati 99 % e fondit limit të akorduar dhe diçka e tillë pritet që të ndodhë edhe në këtë procedure sipas boldnews.Pas këtyre informacioneve,hulumtoi dokumentet e këtij tenderi të shpallura në Agjencinë e Prokurimit Publik. Sipas tyre, është hapur procedura mbi kufirin e lartë monetar me objekt të kontratës “blerje karburant për skemën e rimbursimit të fermerëve”. Fondi limit është 791.666.666 lekë pa TVSH, ose me TVSH rreth 8 milionë euro. “Kohëzgjatja e kontratës/marrëveshjes kuadër ose afati për zbatimin e saj është 12 muaj nga nënshkrimi i marrëveshjes kuadër” thuhet në dokumentet e tenderit.Sipas dokumenteve të Bold Ministrja Frida Krifca ka bërë disa specifikime për këtë tender. Dhe, nga këto specifikime, s’kualifikohen firmat e tjera, duke i hapur rrugën një kompanie që ta fitojë. Dhe, ky është një tender tërësisht korruptiv! Por, le t’i analizojmë.Në dokumente, ministrja Krifca thotë se karburanti do të jetë për AZHBR-në, me kartë elektronike. Sasia e mallit do të jetë 4.886.831 litra. Më pas, thuhet se “kohëzgjatja e marrëveshjes kuadër do të jetë 12 muaj nga nënshkrimi i saj”.Por, në pikën pasardhëse shkruan se “në rast të lidhjeve të kontratave në bazë të marrëveshjes kuadër, afati i lëvrimit do të jetë maksimumi brenda 5 ditëve nga nënshkrimi i saj”. Pra, për 5 ditë! Skema është shumë e qartë, pasi në tregun vendas vetëm një kompani arrin që të mbulojë një sasi të tillë prej rreth 5 milionë litra brenda pak ditësh. Apo të ketë karta elektronike për fermerët.Por, kjo nuk është specifikimi i vetëm i këtij tenderi. Sipas dokumenteve, hartuesit kanë vënë edhe disa klauzola. Te “kapaciteti teknik” hartuesit kanë shkruar se “operatori ekonomik duhet të paraqesë dëshmi për furnizimet e mëparshme të ngjashme të kryera gjatë 3 (tre) viteve të fundit nga data e shpalljes së njoftimit të kontratës, në vlerën jo më pak se 40% e vlerës së fondit limit”. Por, kush ka bërë kontrata me shtetin mbi 3 milionë euro me shtetin. Natyrisht, vetëm një firmë. Është ajo që pritet të fitojë këtë tender.