Festat Kombëtare/ Rama në pritjen e presidentit me Lindën, Meta shoqërohet nga Era (Foto)

600
Presidenti i Republikës, Ilir Meta mikpriti në Pallatin e Brigadave pritjen shtetërore me rastin e Festës sonë Kombëtare: Ditës së Pavarësisë dhe të Flamurit.
Të pranishëm ishin Kryeministri Edi Rama, Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi, deputetë të Kuvendit, anëtarë të Qeverisë, ish-Presidentë, ish-kryeministra, drejtues dhe përfaqësues të bashkësive fetare, Ambasadorë dhe përfaqësues të Trupit Diplomatik të akredituar në Tiranë, akademikë, artistë, intelektualë, familjarë dhe trashëgimtarë të nënshkruesve të Aktit të Pavarësisë, përfaqësues nga Kosova dhe bashkatdhetarë të shumtë nga mbarë trojet shqiptare si dhe miq të shquar të vendit tonë.
Kreu i Shtetit shqiptar shoqërohej nga vajza e tij Era, ndërsa kryeministri Edi Rama nga bashkëshortja e tij Linda.

Sigal