Maliqi: Shqiptarët nuk duhet të paguajnë asnjë lekë për kapriçot e Ramës

334
Sigal

Deputeti i pavarur Lefter Maliqi shprehet se humbja e gjyqit të qeverisë me biznesmenin Francesko Becetti është kambanë alarmi për financat e shtetit shqiptar. Ai deklaroi se qytetarët nuk mund të paguajnë lekë për papërgjegjshmërinë e Edi Ramës.

Postimi i plotë i Lefter Maliqit:

Shume shpejt Shqiptaret do shpetojne nga dy fatkeqesit, Covid – 19 dhe nga Mamuthi i krimit dhe korrupsionit.Piktori aventurier me buzëqeshje te ngrire. BE e ndihmon me 50 milion euro per Covid – 19 kur ky gezim papritur i kthehet ne zemerim pasi Gjykata Ndërkombëtare e Arbitrazhit në Uashington ( SHBA ) vendosi qe 140 milion dollaret do ti paguaj Shteti Shqiptar biznesmenit Italian Francesko Bexhetit,te cilit aventurieri Rama i mbylli biznesin(median) ne Shqiperi. Kjo do penalizojë buxhetin e xhepat e taksapaguesve shqiptar. Nuk duhet të ndodhë kurrë që për debate personale e kapriço meskine të “Rilindasve” të detyrohet shteti shqiptar të paguajë as një lek e jo më shuma kaq të mëdha. Kjo erdhi si pasojë e arrogancës,papërgjegjshmërisë së Edi Ramës. Shikojeni shqiptar se si është qeverisur Shqipëria këto vite, shikoni se përse nuk jemi në gjendje të përballemi e përballojmë fatkeqsi pa kërkuar ndihmën e europës dhe botës sepse jemi qeverisur nga antishteti, nga papërgjegjshmëri, nga arroganca, nga deliri,nga aktrimi dhe babezia e Oligarkeve dhe krimit.Zoti i bekofte shqiptaret🙏.