Fatos Lubonja/ E para, shumë mirë që bëhet protestë. E dyta, protesta duhet të vijë në rritje

579
Sigal

Analisti i njohur Fatos Lubonja i ftuar në News 24, thotë se opozita është e dënuar që të luftojë përnjëherësh Edi Ramën bashkë me sistemin, pasi në të kundërt nuk mund të vijë asnjëherë në pushtet.

Fatos Lubonja: E para, shumë mirë që bëhet protestë. E dyta, që protesta duhet të vijë në rritje. E treta, nuk mund të flitet për protesta fineals, iç nganjëherë thuhet. Nganjëherë nënkuptohet kjo që me këtë protestë rrëzohet Rama.

E shikoj si një bashkëudhëtar në një protestë që duhet të përfundojë me ndryshimin e këtij sistemi që kemi ngritur, që po na bën gjithnjë e më të varfër dhe po na bën që gjithnjë e më shumë të shikojmë nga jashtë shtetit për të shpëtuar nga e keqja që kemi brenda. Për të shpëtuar nga kjo e keqe kuptoj protestat por edhe diçka tjetër përtej protestave.

Mendimi im është ky, në këto thuajse 30 vjet, çfarë kemi pare ne? Kemi parë shpesh herë një gjë që nuk ka funksionuar. Më së shumti, politika është bërë mbi denoncimet e forta nga ana e opozitës dhe protestat ndaj një mazhorance që ka shkuar gjithnjë e më shumë në gabim si me thënë dhe ajo që ka ndodhur, njerëzit duket ndjerë të keqen e një mazhorance kanë besuar tek njerëzit që kanë denoncuar këtë të keqe.

Fakti që këta e denoncojnë, e shajnë përditë, na jep besimin që këta kur të vijnë në pushtet nuk do të bëjnë të njëjtat gjëra. Koha ka treguar se duke ardhur në pushtet kanë bërë të njëjtat gjëra pak e shumë. Kjo lloj loje ka mbaruar për shqiptarët. Nuk beson më në faktin që unë të denoncoj për të këqijat që ke bërë dhe unë jam i mirë dhe nuk do të bëj gjërat që ke bërë ti.

Prandaj, bariu që thërriste ujku, ujku dhe kur erdhi puna nuk e besonte më njeri se gënjente. E dyta, që të ndërtohet ky besim koha tregon që nuk mjafton vetëm denoncimi por edhe inspirimi i njerëzve. Ideja ime është që tek ky kantieri duhet të futen njerëzit sepse kjo do të thotë demokraci. Kudo ku këto parti kanë ato  organizata, që dikur quheshin të tilla, të mund të kenë një debat dhe një vizion se si do të jetë Shqipëria alternative ndaj Shqipërisë inkubator i krimit që prodhon krimin.

Opozita është e dënuar sot që ose të luftojë bashkë me Ramën edhe sistemin, pra oligarkinë që e mbështet, ose nuk vjen asnjëherë në pushtet. Deri përpara mund të thoshin që i bëjmë një luftë Ramës dhe pastaj i marrin ne këta oligarkët. Për mua është një situatë ku nuk i ndan dot. Je i detyruar të humbasësh nga ky sistemi

 Rama ka punuar shumë dhe sistemi vetë ka punuar që ta bëjë të panevojshme një opozitë të tillë që përdoret për rrotacion pa sjellë ndryshim.

Sot je i dënuar ose i rrëzon të dy ose asnjë, sepse janë bërë më të unifikuar. Prandaj është i nevojshëm një projekt. Kush do ta bëjë tjetër këtë përveç opozitës? Këtu përtej interesave të opozitës, pra dikush thotë që të punoj për Lulzim Bashën që të bashkëpunojë prapë me këta?

Problemi është që ne duhet të luftojmë kundër këtij sistemi në tërësi dhe kjo që bën Rama është forcim edhe më shumë i këtij sistemi. Bota tregon që demokraci është kur ka aftësi ndryshimi dhe rrotacioni. Ndonjëherë edhe rrotacionet janë bosh siç kemi prodhuar ne. Gjithsesi frenon një proces. Të ndërtohet edhe mundësia e rrotacionit por mundësisht bashkë me ndryshimin e sistemit. Dhe në rastin konkret jemi në një situatë ku rrotacioni nuk vjen dot pa një goditje të fortë të sistemit”.

Duke u ndalur tek ekonomia, Lubonja u shpreh se opozita duhet të ketë një projekt të vërtetë për këtë.

Lubonja: “Si do të ndërtohet një ekonomi e shëndoshë dhe e qëndrueshme në mënyrë që të mos varemi nga ekonomia e trafiqeve. Është kollaj të thuash se do t’ua bëj doktorëve rrogën tre herë më shumë, por do një projekt, ore si do të bëhet kjo? Ia thashë edhe dje Monika Kryemadhit. Po mirë, Vilma Nushi që merr 4 milion nga koncesionet e Ramës dhe sipas saj i fut në xhep apo i përdor në fushatë elektorale me Ramën, këto t’u jepen doktorëve dhe t’u rriten rrogave. Jam dakord që duhet një rishpërndarje. Ama një debat këtë se si do të kalohet nga një ekonomi e krimit që pastron paratë duke ngritur kulla, tek një ekonomi e vërtetë, një ekonomi e prodhuese jo e bazuar tek paratë e emigrantëve që vijnë me thes, një projekt duhet për këtë. Dhe njerëzit duke u bërë pjesë e këtij projekti, nesër pasnesër janë edhe më të gatshëm të luftojnë për këtë dhe përveç protestave, vijnë edhe me këtë lloj frymëzimi për një Shqipëri nesër”.