Fan S.Noli: Duam t´i japim popullit liri e jo tirani

197
Sigal

/Gazeta TELEGRAF

-Platforma elektorale e Fan S.Nolit në vitin 1923: “Duam një qeveri të popullit, prej popullit, për popullin”

-Platforma elektorale e Edi Ramës  në vitin 202: Tepsia, Timoni, Filxhani dhe patologjia e  denigrimit të nënave dhe grave shqiptare

Mjafton të shikojmë platformën elektorale të Fan S.Nolit, 98 vite më pare, pikërisht në vitin 1923 dhe duket sikur kjo platform, është përgatitur për hallet dhe problemet që kanë shqiptarët në 2021. Ndërsa në lidhje me PPP apo koncesionet, financat, bandat, trafikimin e votës, vjedhjen e saj, idiotët që përfaqësojnë qeverinë në pushtet janë thënie që Noli i pavdekshëm duket sikur i ka lënë amanet për Qeverinë e Edi Ramës. Mjafton të shikosh deklaratën e Nolit për masakrimin e Tiranës dhe shitjen e pasurisë në bregdetin e Vlorës dhe e kupton se kemi të bëjmë me paralajmërim që politologu dhe gjeniu Fan S.Noli, u bën shqiptarëve në prag të zgjedhjeve të 25 prillit 2021 në Shqipërinë e shqyer nga sekti dhe bandat e “ Rilindjes Mavi”.