Eurodeputetja kritika të forta Ramës për ligjin e mediave: Dhunë dhe intimidim ndaj gazetarëve shqiptarë

82
Sigal

Projekt raporti për Shqipërinë i socialistes portugeze, Isabele Santos dënon me fjalët më të ashpra cënimet e lirisë së medias në vendin tonë.

Në draftin e saj, Isabele Santos shpreh “shqetësim të thellë” për ligjet anti-shpifje të qeverisë Rama i cili duhet përshtatur me opinionin e Komisionit të Venecias.Eurodeputetja thekson se po “shënon me shqetësim mungesën e progresit në lirinë e shprehjes dhe në heqjen e pengesave për funksionimin e mediave të pavarura”.

Kryeministri Rama e miratoi ligjin e medias në dhjetor 2019 përballë kundërshtimit e kritikës të opozitës, shoqërisë civile e ndërkombëtareve.

Por në janar 2020 ai u detyrua nga të tërhiqej para presionit të shtuar nga Brukseli dhe nuk rrëzoi në Kuvend dekretin e kthimit të ligjit; ai premtoi se do të ndiqte rekomandimet e “Venecias”.

Eurodeputetë si raporteri, David Lega e kanë quajtur ligjin një pengesë serioze në rrugën drejt Europës duke shtuar se Rama tregohet i ashpër me gazetarët e i butë me narkobosët.

Në mars 2020 Këshilli Europian e listoi ligjin e medias si kushtin e 15 për të çelur negociatat. Edhe pse opinioni i Venecias u miratua në qershor 2020, sot, pas gjashtë muajsh Rama nuk ka pasqyruar rekomandimet e tij dhe nuk ka nisur konsultime me grupet e interesit siç ka insistuar Komisioni Europian.

Draftet e reja që qeveria shpërndau në shtator përmbanin vetëm ndryshime kozmetike. Është interesant që një gjuhë e ashpër kundër Ramës po përdoret nga një socialiste si Santos, e cila më parë nuk është dalluar për kritika ndaj qeverisë së Tiranës.

Drafti do t’i nënshtrohet debatit në Komisioinin e Jashtëm dhe në mars 2021 parashikohet të votohet në plenare. Ende nuk dihet nëse teksti i Santosit do të amendohet.

Nga projekt raporti Santos për Shqipërinë:

Shoqëria civile dhe media

Thekson nevojën për përmirësim të klimës të funksionimit të shoqërisë civile dhe nxit autoritetet të garantojnë konsultim të duhur dhe gjithëpërfshirës dhe të rrisë qëndrueshmërimë financiare të sektorit jo qeveritar.

Thekson me shqetësim mungesën e progresit të lirisë së shprehjes dhe të pengesave për funksionimin e duhur të medias të pavarur.

Bën thirrje për rëndësinë e garantimit të gazetarisë cilësore dhe shkrimit mediatik për funksionimin e demokracisë dhe për të sulmuar keqinformimim.

Dënon dhunën, intimidimin, fushatat e njollosjes dhe presionik tërthorazi politik e ekonomik kundër gazetarëve, që kufizon lirinë e medias, shkakton vetcensurim dhe cenon përpjekjet për zbulimin e korrupsiomit dhe krimit të organizuar;

Shpreh shqetësimim e thellë për mekanizmat e propozuar tek p/ligji i medias dhe mirëpret zotimim për të miratuar ndryshimet sipas rekomandimeve të Komisionit të Venecias.