Ministrja e Ramës depoziton draftin për ndalimin e memeve, habit Kryeministri: S’ka shans

341
Sigal

Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj ka depozituar draftin për Kodin e ri Penal pranë Komisioneve Parlamentare, i cili përpos rregullimeve për krimet, përdorimin e drogës, prostitucionin etj, parashikon dënim me burg dhe për personat që përhapin meme në internet.

Ndërkohë që Rama pas propozimit reagon duke thënë : “Shih shih qenkan revoltuar ca analistë se do u dënokan memet me Kod Penal, duke u nisur nga s’di ç’material jozyrtar! Po si mund të ndalohen memet me ligj na e thonë dot këta orakuj të kombit? Asnjë shans s’ka, ku ta gjenim që dhe këta të merreshin me meme që të vlenin për diçka!”,- shkruan kreu i qeverisë në një postim në Twitter.

Kriminalizohet shpifja/ Kushdo që publikon “meme” ndëshkohet deri në 1 vit burgim në Shqipëri